Editorial i javës: Fatime Fetai ka refuzuar të dekorohet nga Sulejman Rexhepi

Çka kanë shqiptarët, konkretisht “mediat shqiptare”, me prokuroren Fatime Fetai! E paska çantën 2500 euro? Ku e mori? Kush ia dha paratë? Qëndrimi stoik i saj flet se, Fatime Fetai është pa dyshim, e pastër si biluri! Vetëm një njollë të vogël po ta kishte, mediat maqedonase do ta kishin bërë “patare”! Ku është parë që një shqiptare të jetë kristal e pastër dhe e panënshtruar 

“Mediat shqiptare”, që të gjitha janë njohtuar, që të gjitha e dinë pasurinë të paligjshme të Sulejman Rexhepit dhe, deri më sot nuk kemi parë të kenë ngritur qoftë edhe më të voglin dyshim, të kenë bërë qoftë edhe një fjali analize mbi ktë pasuri të paligjshme! Tani, shtrohet pyetja: kush janë të korruptuar, “mediat shqiptare” apo prokurorja shqiptare, Fatime Fetai? Pse kaq shumë kanë dëshirë që kjo prokurore të jetë e ngjitur për Katica Janevën dhe, që të dyja të përfundojnë tej grilave. Prokurorja Fatime Fetai për momentin është halë në sy të ish-politikanëve të lartë (madje edhe antishqiptarë, pa përjashtim) të cilët ndiqen për vjedhje, korrupsion dhe krim të organzuar. Mos këta të akuzuar janë pronarë të këtyre mediave shqiptare të cilat po aq sa kriminelët nuk e durojnë dot këtë Prokurore.

Eureka! “Mediat shqiptare” zbuluan se Fatime Fetai paska çantë që kushtuaka 2500 euro! Po a e dinë këta “media” se Sulejman Rexhepi me familje, ka restorant, pishinë, lokale hotilerike, villa, platforma në Matkë, ka parkun e makinave në vlerë prej qindra mijëra euro, ka disa shtëpi fringo të reja, ka dhjetra dyqane të vakëfit, ka ROLEX-in prej 37 mij dollarë, dhuratë prej një jomuslimani, drejtor i një hoteli...

Të gjitha “mediat” janë të mirëinformuara për paditë e ngritura kundër Sulejman Rexhepit, për vjedhje, zhvatje, korrupsion, nepotizëm. Ka dhjetra akuza mediale (por edhe ndërkombëtare) për vjedhje të vizave të haxhit, për mostherje të kurbanëve, për vjedhje të ndihmave humanitre! Sulejman Rexhepi me hajnat e vet ka vjedhur miliona euro nga ndihmat humaitare dhe për këtë asnjë fjalë mediat shqiptare, ndonëse që të gjitha posedojnë fakte e argumente, kurse kur i shpërndanë nja dhjetë pako me artikuj ushqimor, ngriten peshë të gjitha mediat për të informuar për “Eskobaren” e BFI-së.

Asnjë nga “mediat shqiptare” nuk shprehu interesim për të ditur nga Prokuroria Publike a janë refuzuar ato padi të ngritura kundër Sulejman Rexhepit, a ka elementë për ndjekje penale, qoftë kundër Sulejman Rexhepit qoftë kundër “shpifësve”! Sulejman Rexhepi tallet me dinjitetin e gazetarëve dhe të mediave shqiptare. Jo njëherë ka folur me ironi në prani të bashkëpunëtorëve të vet të verbër se, mediat shqiptare i blenë me nga një pako mish kurbani, gjithësesi, i padenjë higjienikisht për t’u ngrënë.

Si nuk e zbardhën raportin ndërkombëtar qindra faqëshe të përgatitur për Sulejman Rexhepin nga institucionet turke; asnjë investigim nga mediat shqiptare për të ditur se kush e ka përgatitur atë raport, pse e ka përgatitur, çka do të thotë ai raport etj. Derisa “mediat shqiptare” e përgëdhelin Sulejman Rexhepin, ky përkrah masakrën monstruoze të kryer kundër gazetarit Jamal Kashogi! Ky tallet dhe i gënjen faktorët ndërkombëtar, ky injoron drejtësinë e vendit, ky i tëri është projekt i vjedhjes, i zhvatjes, i korruppsionit, i nepotizmit, i krimit!

Dy vite më parë Sulejman Rexhepi përgatiti një dekoratë për Fatime Fetain, të cilën e ftoi në selinë e vet, por ku ajo nuk pranoi, ky u bë gati t’i shkojë në zyre dhe ta “surprizojë” Fatimen duke ia dorëzuar dekoratën “Myfti Haxhi Vehbi Dibra”! Për t’ia bërë me dije Sulejman Rexhepit se e ka gabim, në një event ndërkombëtar, Fatime Fetai nga distanca ia ngrit gotën plot me raki Sulejman Rexhepit, duke i thënë “gëzuar”! Me demeke – baju me gjithë atë dekoratën tënde manipulative! Që nga ky moment, për inat të prokurores shiptare, Sulejman Rexhepi nuk do t’i lë dy gurë bashkë derisa nuk do të takohet me Katica Janevën!

Jo po, ku i mori Fatime Fetai ato 2500 euro që e paska blerë çantën e dorës?! Ky është sulm që vjne nga “shtabi kujdestar” që i survejon shqiptarët e suksesshëm, ata që e shtojnë krenarinë kombëtare, kurse që i mbronë shqiptarët e diskutushëm, ata që e turpërojnë qenien kombëtare.

Sulejman Rexhepi vodhi miliona euro dhe, kjo dëshmohet përmes pasurisë dhe pronave të patundshme të tij që kapin vlerën e 4-5 milion eurove! Fatime Fetai i fton ekspertët që t’ia kontrollojnë paisjet kompjutorike dhe të komunikimit me qëllim të vërtetësisë së pastërtisë së saj, kurse Sulejman Rexhpi i fton “policët financiar” (ata të korruptuarit) që t’ia shfletojnë tërë dokumentacionin financiar dhe t’i zhdukin të gjitha ata letra komprementuese! Ja, do ta ndihmojmë median shqiptare! Le të urdhërojnë dhe le ta shtrëngojnë arkëtarin e BFI-së, Shaban Rahmani, për të treguar se si refuzoi luftarakisht për t’ia dorëzuar këto dokumente pasardhësit të “Bagdatski llopovit”, Irsal Jakupit. Pas këtij refuzimi, ai pak para mesnate do të kidnapohet dhe dhunshëm do të dërgohet në zyrën e tij, do t’i thyhet dera e zyres me shqelma dhe, pas frikësimit deri në palcë Shaban Rahmani i hap dyert e kacafortave dhe i dorëzon të gjitha dokumentet. (Tërë ky “aksion” pa dyshim që është inçizuar)! Këtu fillon masakrimi i arkivës financiare e cila komplet e implikon Sulejman Rexepin në hajni e krim të organizuar, në zhvatje e në keqpërdorim të detyrës. Nëse arkivi zhduket, Shaban Rahmani nuk mund të zhduket! Ai një ditë do të flasë e do të këndojë, kurse “polici financiar” do të përfundojë bashkë me “bokat” e BFI-së te Boki 13! Ky është lajm, këto janë afera, këto janë skandale dhe jo një çantë prej 2500 euro e të madhes Fatime Fetai e cila e do drejtësinë ashtu siç është e drejtë vetë!