Editorial: “Reketi” po e lemerit edhe Sulejman Rexhepin

Kush i fshihet drejtësisë ai është armik i Allahut Fuqiplotë! Kush përpiqet ta manipulojë drejtësinë ai është “ushtar” i shejtanit! Kurani na urdhëron të pranohet drejtësia, të punohet me drejtësi, gjithnjë të jemi të drejtë. Të bëmat e Sulejman Rexhepit në raport me drejtësisë dëshmojnë se ai që moti ka marrë epitetin që pa fije turpi ia mveshi pararendësit të tij, tashmë të ndjerë




Afera “Haraçi” (“Reket”) gjithnjë e më shumë po bëhet mankth i “dylberave të drejtësisë”, i togut të kriminelëve të cilët, si të tillë, një kohë të gjatë kanë gëzuar epitetin e “të përgëdhelurve të drejtësisë”, apo “të fortit e dërzhavës”! Sulejman Rexhepi gjitnjë ka pasur qejf që në mesin e këtyre “dylberave” të gjendet edhe vetë, si ai maçoku i vogël i dalur “për të gjuajtur” diçka në acarin e Seçkit! “Ra kjo dekë dhe u pamë”! Tani, fare lehtë po diktohet se kush e ka mizën nën kapuç, janë shtuar shumë nga ata që po e kuajnë kokën! Sulejman Rexhepi e bëri varrë duke e kruar!

Prokurorisë së shtetit po i afrohet një furtunë! Do të ketë pastrime thelbësore, pa dyshim! Në grupin e të pastruarve do të përfshihen edhe ata “tipa” të cilët tash e katër vite po e mbajnë në sirtar dosjen “Sulejman Rexhepi” që përbëhet prej disa padive të ngritura kundër tij për vepra penale dhe për kriminalizim të BFI-së! Kushe ha pa të drejtë paranë e vakëfit, do të dhiej gozhda e zhileta!

Në prokurori pranojnë, madje kanë lëshuar edhe dokument me shkrim se, të gjitha aktpaditë kundër Sulejman Rexhepit mbajnë, se janë të argumentuara, se janë të inspektuara, se janë të pasuruara me fakte e me argumente plus, por që “nuk e dinë” se kush po e frenon proçesin e më tejmë!

Nga ana tjetër, nga brendia e “kështjellës së pushtuar”, nga BFI-ja e uzurpuar, po vinë lajme taze! Po punohet me të madhe në kontrollimin e dokumenteve si dhe në zhdukjen e të gjitha gjurmëve që mund të çojnë deri te ndonjë fak që do të përdoret si argument për haraç, zhvatje e korrupsion të Sulejman Rexhepit në raport me organet e drejtësisë. Sulejman Rexhepi ka urdhëruar në zhdukje të të gjitha fotografiive, në pastrim të të gjitha portaleve dhe fb të bashkëpunëtorëve që mund të kenë ndonjë foto të Sulejman Rexhepit me ndonjë prokuror apo gjykatës nëpër ndeja private! Operacioni “zhduk gjurmën” tash e sa ditë po zhvillohet në zyren e financave të BFI-së, sidomos pas acarimit të raporteve të Sulejman Rexhepit me njërin nga dëshmitarët e gjallë të veprave kriminele të Sulejman Rexhepit! Janë një 3-4 njrëz me plotë fakte e argumente të cilat në çdo moment mund ta “ngulin” Sulejman Rexhepin, i cili, pa kurrfarë dhimbje e trishtimi, bashkë me disa butakë bashkëpunëtorë të vet, po e zhduk tërë arkivin e BFI-së! Kjo shumë shpejt do të dëshmohet në organet e drejtësisë dhe do të përbëjë një nga aferat më të turpshme që ka ndodhur në këtë nënqiell! Sepse, të gjitha këto vepra penale janë bërë në emër të fesë, sikur para organeve të drejtësisë të dilte feja islame dhe jo nëpërkëmbësi i fesë, Sulejman Rexhepi!

Asgjësë nuk i vie fundi, pa iu gjetur arsyeja, shkaku! Sulejman Rexhepit po i vie fundi për shkak të veprave penale dhe për shkak të kriminalizimit të BFI-së deri në rrënim të saj!

Kush i fshihet drejtësisë ai është armik i Allahut Fuqiplotë! Kush përpiqet ta manipulojë drejtësinë ai është “ushtar” i shejtanit! Kurani na urdhëron të pranohet drejtësia, të punohet me drejtësi, gjithnjë të jemi të drejtë. Të bëmat e Sulejman Rexhepit në raport me drejtësisë dëshmojnë se ai që moti ka marrë epitetin që pa fije turpi ia mveshi pararendësit të tij, tashmë të ndjerë.