Ultimatum qyqar dhe vendim shtetëror

Sulejman Rexhepi ky uzurpator i pacipë i BFI-së, u përpoq dhe u angazhua për një konflikt të mundshëm në mes të organeve të rendit e të sigurisë me qytetarët myslimanë të vendit. Sepse ky farë uzurpatori konsideron se, vetëm me shkaktim të një konlikti më të madh, organet e rendit dhe të drtejtësisë do ta lënë rehat në ushtrimin e profesionit prej hajni dhe krimineli. Kjo është strategjia permanente, e përvitshme, e Sulejman Rexhepit

                       *             *            *

Që kur Sulejman Rexhepi i humbi të gjitha shpresat se, përmes imponimit të tij si “humanist i madh”, do t’i shnukë një shumë të konsiderueshme nga buxheti që do t’i vie si grante e si donacione nga BE-ja, madje që kur i humbi shpresat se do ta shohë djalin e vet polic që do të avansohet në karrierën e vet, që kur i plasën aferat dhe skandalet e ndryshme, Sulejman Rexhepi nisi të shkojë si i ndërkryer, të veprojë siç veprojnë kriminelët e kartelave nëntokësor, madje edhe të kërconëhohet duke u imponuar si e vetmja “shtyllë” përmes së cilës shteti i Maqedonisë së Veriut mbahet në këmbë!
Sulejman Rexhepi është shumë i vetëdishëm se, më së voni deri në konstituim të qeverisë së re që pritet të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, ai do të mund të notojë në “rehatinë” e vet prej krimineli. Ai është shumë i vetëdishëm se dita për të dhënë llogari para drejtësisë së shtetit po afrohet! Ai është më se i vetëdishëm se, tashmë, nuk ka ngelur bosh asnjë margjinë e faqeve të historisë kombëtare ku emri i tij do të mund të zinte vend, qoftë edhe si iniciale! Ndaj thurri strategjinë për “shpëtim”!
Në kulmin e rrënimit total të personalitetit të tij prej injoranti, në kulmin e aferës më të zezë për të, të dokumentuar edhe përmes dokumenti që flet për vjedhjen e 1 milion eurove brenda ditës nga arka e BFI-së, mu në shpërthimin e skandaleve të cilat familjen “rexhepovite” e degjeneruan deri në llum, Sulejman Rexhpit i doli punë me policinë e shtetit: fillimisht e provokoi deri në shpërthim të konlfikit, e pastaj e akuzoi për shantazhim! Cilën polici? Po këtë polici prej nga u prodhua si “kuadër fetar”, po këtë polici me të cilën bashkëjeton edhe në zyre edhe në shtëpi; po këtë polici që dikur (në format të N.P.) Myftinisë së Tetovës ia emërtonte si Myfti sa për t’i kacafytur e për t’i vrarë “rrebelët e kësaj Myftinie” (Alifikri Esatin, Ejup Selmanin, Nexhati Limanin, Haki Aguhin); po këtë polici të cilën e luste që t’i burgosë disaqdisa hoxhallarë "ekstremisti" që i kishin uzurpuar xhamitë (ndërsa tani i ka instaluar nëpër organe të BFI-së së uzurpuar); po këta policë që ua futë nëpër xhami “imamëve” që nuk i binden Sulejman Rexhepit etj. etj. Kësaj i thonë: ma mbaj kopilin sa nuk më ka mbetur në duar!
Sulejman Rexhepi, fillimisht deshti të hyjë në pazar me qeverinë, gjegjësisht me komisionin për menaxhimin me pandeminë globale, por, kur i hasi sharra në gozhdë, belanë filloi ta kërkojë te policia! Sepse, goditja që i erdhi nga policia dhe që do t’i dalë punë edhe me organet e drejtësisë, e bënë që ta harrojë mllefin ndaj qeverisë.
Policia, tek shqiptarët, asocon automatikisht, pavullnetshëm si diçka armiqësore, si një gjë që e iriton popullin shqiptar, sepse, gjithnjë kanë qenë të vrarë, të malltretuar, të keqatrajtuar e të burgosur nga policia, prandaj dhe, shqiptarët dhe policia nuk janë në raporte të mira. Duke e ditur Sulejman Rexhepi se policia është një gjë që e kallë shqiptarin në tru, atëherë, sakaq përpiqet të përballet me policinë.
Punonjësit e organeve të rendit dhe sigurisë (policia por dhe ushtria) janë mbikëqyrës të zbatimit të të gjitha masave dhe rekomandimeve që sillen nga ana e komisionit qeveritar e obliguar për menaxhimin e situatës së jashtëzakonshme të imponuar nga pandemi globale KoronaVirusi Covid 19! Janë sjellë sërë masash të cilat i obligojnë të gjithë qytetarët e vendit, janë paraparë sërë aktesh në zbatimin e të cilëve obligohen të gjithë qytetarët e vendit. Ndër këto masa janë distanca fizike si dhe ora policore, por edhe mbajtja e maskave! Këtyre masave po i përmbahen edhe Kosova, Shqipëria, Bosnja, Turqia, Arabia Saudite dhe shumë shtete myslimane nëpër botë! Veç Sulejman Rexhepi do me dalë më trimi (nëse nuk është në shërbim të policisë dhe në skema të partive politike maqedonase)! Do t’ia bëjë “policisë maqedonase” 8:2! Sepse, duke e mbështetur policinë e shtetit për muri, prej nga, ose duhet të dorëzohet ose të futet në konfikt luftarak, Sulejman Rexhepi pret një shlyerje të kujtesës kombëtare dhe një amnesti nga ndonjë devijim eventul kombëtar dhe, sakaq, Sulejman Rexhepi (jo më si Zharko por) si Mic Sokoli!!!
Iu kërcënua shtetit se Maqedoninë e Veriut do ta bëjë Banglladezh (sinonim i papastërtisë, sëmundjeve ngjitëse, rrëmujës), për të vijuar pastaj me thirrje publike për faljen e namazeve me plotë bidate në xhemat, nëpër xhami dhe, fare në fund, në prag të sjelljes së orës policore 72 orëshe, u kërcënua në formë “Edhe flaka me i dalë Maqedonisë së Veriut, Bajrami do të falet”, edhe atë vetëm për 15 miniuta! Injoranti dhe krimineli nuk e di se një kollitje dhe shpërndarjes së stërpikave nuk i duhet më shumë se 1 sekond dhe të dalin të infketuar me dhjetra nëse jo me qinrda!
Sulejman Rexhepi priti “dialog” në mes të tij dhe policisë së shtetit, i cili do të duhej të rezultonte: anulim të urdhërit për falje dhe lutje në xhemat në këmbim të anulimit të komisionit disiplinor i cili do ta vulosë karrierën e djalit të tij polic tek i cili aq shumë ka investuar! Ky është halli i Sulejman Rexhepit e jo falja dhe madhërimi i festës së Bajramit, për të cilën nuk organizoi Manifestim Qendror, i cili, në format 45 minutësh do të dilte shumë simpatik dhe i pranueshëm në kushtet aktuale. Por, natyrisht që aty duhej të ishte edhe Sulejman Rexhepi, me myhybët e vet, të cilët, në paket do të mund të burgoseshin për thyerje të orës policore eventuale!
Megjithatë, shteti vigjilent, oganet e përgjegjshme shtetërore, nuk ia përmbushën këtë dëshirë dhe kënaqësi Sulejman Rexhepit! Nuk pranuan që të degradojë situata në ditën e Festës Madhështore për myslimanët, Fitër Bajrami! Insitutcionet e përgjegjshëm shtetëror duan të dëshmojnë se për ta bashkëjetesa ndërkonfesionale është vlera më e lartë e një shoqërie. Treguan se janë më vizionarë dhe më largpamës se sa miopi Sulejman Rexhepi, që nuk sheh asgjë përtej interesave të veta meskine!
Vendmi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në të cilën aderon edhe BDI-ja e cila kontrollon më shumë se 90% të imamëve të BFI-së së Sulejman Rexhepit, që të shtyjë orën policore deri në ora 11 të së dilës dhe, nga kjo orë të vazhdojë deri të martën në ora 5 të mëngjesit, pra, vendimi për t’iu shmangur ashpërsimit të situatës dhe të ndëshkimit të të gjithë atyreve që do ta thejnë orën policore e për të cilët nuk do të paguante Sulejman Rexhepi, dëshmon për një vigjilencë serioze shtetërore.
Sulejman Rexhepi po medon se me këtë “ngadhnjim mbi policinë” e përfitoi edhe “simpatinë e popullit”! Mendon se e çoi peshë popullin!
Po flitet se, tashmë Sulejman Rexhepi ka paguar provokatorë, të cilët, ditën e diel, do të duhet ta provokojnë situatën, respektivisht, policinë duke mos respektuar orën policore pas orës 11. Liderët politik shqiptar, mjaft e lëmuan Sulejman Rexhepin, është koha e fundit që të shtunën, bashkë me përcjelljen e urimeve të tyre për Fitër Bajram, të jenë më të zëshëm dhe më të qartë në kërkesat e tyre deri te populli shqiptar që në asnjë mënyrë mos të provokohen nga banditët dhe të kacafyten me policinë e ta përgjakin këtë Festë të shenjtë për gjithë myslimanët e botës. Provokimi i situatës i duhet ekskluzivisht Sulejman Rexhepit, sidomos për ditën e Bajramit që kësaj radhe bie në kushte të masave të jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë botëre, Covid-19./Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI/