Festa e Bajramit mundësi për Sulejman Rexhepin për zhvillim të hotilerisë

Sulejman Rexhepi do të ngelë në historinë e BFI-së si shkatëruesi më fatal i sistemit finansiar si dhe si rrënues i traditave origjinale! Na ishte një herë “qerasja e delegacioneve me bakllava bajrami” dhe, po ashtu na ishte një herë “Sofra e Bakllavasë së Bajramit”

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti


Nga BFI-ja e uzurpuar prej Sulejman Rexhepit, gjegjësisht, nga “organet e Sulejman Rexhepit”, myftinitë e degraduar deri në tagrambledhësit e Sulejman Rexhepit, vijnë habere tronditëse. Myslimanët e Maqedonisë së Veriut, nuk paguajnë më masovikisht, si më parë, fitra në organet e BFI-së. Sivjet plani është dëshpërues. Në fakt, jo që ka pasur ndonjë plan, dhe synim për ta realizuar atë plan, sepse, të gjithë e dinë se ju ka dalur ngjyra dhe tashmë shembëllejnë në një grup hajnash që gjithnjë e më shumë po e katandisin Institucionin fetar islam deri në mbyllje të tij. Defaktorizimi dhe deinstitucionalizimi i BFI-së tashmë është fakt i pamohueshëm, ka ngelur vetëm edhe t’i vihet dryri e të gëlltitet çelësi nga Mulla Sula.

Në bazë të një analize sipërfaqësore, që nga viti 2015, çdo vit pagesa e fitrit në organet dhe institucionet e BFI-së ka një rënie prej 20 për qind. Që nga ai vit e deri sivjet i bie që fitri të ketë pësuar rënie për 80 për qind! Në popull flitet se, kjo rënie në fakt është një mesazh për Sulejman Rexhepin: nuk mashtrohemi më që në emër të islamit të paguajmë për shtimin e pasurisë së familjes së Sulejman Rexhepit dhe myhybëve të tij! Ky muhabet megjithatë shton shpresën se, myslimanët tanë janë po ata që dikur me kafshatën e gojës dhe me djersën e ballit kanë mbajtur institucionet fetare dhe kanë kontribuar në zhvillimin e jetës fetare islame dhe se, janë po këta që, në një të ardhme të afërt, pasi të ik Sulejman Rexhepi, sërish do ta orientojnë kontributin e tyre drejt këtyre synimeve më të larta dhe më finskike. Pra, ekziston shpresa se ky sistem finansiar do të rikthehet por kushti është që të ik Sulejman Rexhepi! Ka qenë një traditë shekullore që, pas faljes së namazit të Bajrameve, kryetari i BFI-së të tërhiqet në kabinetin e vet dhe aty, deri në drektë, të presë mysafirë, besimtarë nga tërë vendi, por edhe delegacione të niveleve të ndryshme, të cilët vinin për t’ia uruar festën si dhe për t’u përcjellë ato urime në çdo shtëpi të besimtarëve myslimanë. Me këtë gjest, edhe shtohej pesha e Institucionit, pesha e kryeparit, por edhe demonstrohej respekti institucional, shtetëror e shoqëror ndaj fesë islame dhe ndaj Institucionit që është përgjegjëse për kultivimin dhe zhvillimin e kësaj feje. Pas vitit 2015, kur doli në opinion e vërteta se në zyren e Sulejman Rexhepit njerëzit përgjohen, se gjithandej ka instaluar kamera e çimka për të regjistruar çdo gjë që bëhet dhe që flitet në BFI, janë ralluar aq shumë vizitat sa, për shembull, vizitat e korit diplomatik kanë rënë në zero, po ashtu edhe vizitat e përfaqësuesve shtetëror e politik kanë rënë në zero! Sulejman Rexhepi me kohë e hetoi këtë gabim, me kohë e hetoi se do të refuzohet gjithnjë e më shumë nga faktorët relevantë të vendit e ndërkombëtarë, prandaj dhe e shpiku “Sofrën e Bakllavës së Bajramit”, që i organizonte nëpër restorante gllamuroze dhe ku ftonte personalitete të larta, ndërsa nga përfaqësuesit politikë i ftonte vetëm ata të BDI-së, të pushtetit, duke e shndërruar “Sofrën e Bakllavës” si çast dhe mundësi takimi të politikanëve të BDI-së me diplomatë të huaj! Prandaj dhe, edhe kjo “sofër” filloi të duket gjithnjë e më e zbrazur. Tash e dy bajrame nuk ka organizuar asgjë! Si me gjysëm zëri po thonë se nuk kemi lekë për të organizuar evente të tilla! Pse aq problem e paska Sulejman Rexhepi? Paska rënë deri në këtë derexhe? Nuk mund të gjejë asnjë sponsor që t’ia mbulojë një event të tillë elitar, ku me bakllavë mund të qerasen vetëm ata prej të cilëve ka interes Sulejman Rexhepi, por jo dhe qytetarët e rëndomtë të cilët e kanë në traditën e tyre familjare që pasi të bëhet bajrami më anëtarët e familjes, të shkohet edhe në zyren e kryetarit dhe të bëhet bajram me të.

Ata që e kanë parë në mëngjesin e Bajramit thanë se, Sulejman Rexhepi nuk dukej mirë me shëndet, se dukej futë i nxirë, se kishte siklet të madh madje nga goja e tij, pak para se të fillon namazin u dëgjua duke thënë “do të ngatërrohem”! Mungesën e “Sofrës së bakllavasë” po e lidhin me përkeqësimin e shëndetit të tij! Por, ka zëra që thonë se, Sulejman Rexhepi është zhdjergjur deri te Restoranti i tij KONAK dhe, i ulur në ballë të oxhakut, aty po i pret të gjithë ata që duan t’ia urojnë Bajramin! Morali i këtij veprimi të Sulejman Rexhepit: sa e shpenzoj BFI-në me “sofra”, le të fitojë KONAKU, të gjithë ata që dëshirojnë të bëjnë bajram me mua, le të vijnë në restorant dhe le të qerasin, le të hanë e le të pinë, restoranti duhet të ketë qarkullim ditor! Nuk ju duket ky aktivitet i Sulejman Rexhepit si mundësi ideale për ta zhvilluar bisnesin hotelerik të familjes Rexhepi? Sulejman Rexhepi thotë se, ky aktivitet i tij është i ngjashëm si aktiviteti i dyqaneve që përfitojnë shumë në prag të festave të Bajramit! Feja në zhvillim të bisnesit, do të thoshte Mulla Sula, meqë tashmë është zhdukur tradita “bisnesi në zhvillim të fesë”!