A do të burgoset Miralem Asani i Sulejman Rexhepit?!

Këto ditë u publikua një “bombë” që aktivizoi skandalin e radhës. Dy funksionarë, njëri i shtetit e tjetri i BFI-së, planifikojnë si ta vjedhin BFI-në? Të njëjtit funksionarë që e shpëtuan Sulejman Rexhepin nga dorëheqja për shkak të sharjes së nënave dhe grave të hoxhallarëve. E shpëtuan për ta vjedhur?!

Nga Shërbimi për informim i Lëvizjes për Reforma në BFI



Institucioni prokuror është avokati i së drejtës, ai që i mbronë interesat e shtetit por edhe të palës së dëmtuar. Prokurori është simbol i së drejtës, është luftëtarë i denjë për ta arritur të drejtën. Prokurori është pasqyra e shtetit të së drejtës. Prokuroi nuk mban anë, prokurori synon të drejtën, interesin e shtetit dhe të palës së dëmtuar. Kur prokuroi këtë angazhim të vetin profesional e arrinë përmes ryshfetit, korrupsionit, atëherë, për ta mbrojtur imazhin e shtetit të së drejtës, prokurori i tillë burgoset pa kurrfarë respekti.

Bota ka njohur praktika të shpeshta të burgosjes së prokurorëve, sepse, jo njëherë dijnë të vihen në anën e më të fortit. Duke u drejtuar nga logjika se shteti është pala më e fortë, jo njëherë dijnë që klientin e pasur ta përceptojnë si shtet! Ky është deformimi profesional i prokurorçiçëve, i atyre prokurorëve që sapo kanë bërë hapat e para në këtë zeje me qëllim të pasurimit e jo të ushtrimit të profesionit me korrektesi.

Një profil i këtillë i prokurorit na ishte edhe zonja Vahide Badivuku, Prokurore e Departamentit të Krimeve të Rënda, në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, e cila këto ditë u burgos për mit-marrje. Pra, Vahidja kishte menduar se, disa persona, me biografi të njollosur, si më të fortit e shtetit të Kosovës, janë vetë shteti të cilët kurrë nuk guxojnë të kapen në flagrancë, të cilët, edhe nëse janë të ngarkuar me vepra penale, duhet të lirohen prej tyre, sepse janë të fortë po aq sa vetë shteti. Këta tipa prokurorësh janë tepër të rrezikshëm, sepse, shumë gabimisht e perceptojnë rolin e prokurorit. Me këtë perceptim në fakt veçsa e njollosin fytyrën e shtetit, imazhin e institucionit prokuror si dhe drejtësinë e një vendi. Dhe, për më keq, kjo njollosje bëhet institucionalisht. Prandaj, ky lloj profile prej prokurorësh apo edhe gjykatësisht, menjëherë duhet të sanksionohen, deri me burgim. Kështu do të kishte vepruar çdo shtet normal.

Po si po vepron shteti i Maqedonisë me këtë lloj profilesh të “prokurorëve” të diskutueshëm, të atyre prokurorëve që janë nga kontigjenti i përfaqësimit adekuat (pavarësisht në është debill apo imbicil).

Oponioni i gjërë i vendit dhe më tej, fare mirë e di se cili ishte reaksioni i bashkëpunëtorëve të ngushtë dhe shumëvjeçarë të Sulejman Rexhepit, pasi që ky publikisht ua shau nënat dhe gratë hoxhallarëve. U kërkoi mejdan për qërim fizik të hesapeve. Kur një grup hoxhallarësh ia plotësuan atë dëshirë dhe i dolën në mejdan ai u struk në birë të miut duke kërkuar shpëtim nga njerëzit shumë të dyshimtë dhe tepër të rrezikshëm. Shpëtimin e kërkoi nga ai terren ku kishte zhvilluar një bisnes të diskutueshëm dhe me plotë korrupsion, në të cilën ishin përfshirë disa “autoritete” nga Gostivari. Në ndihmë ju doli edhe nipi i një ministri të BDI-së i cili më vonë, për shërbimet e tij të dyshimta, do të emërohet si sekretar në BFI. Ky ishte ura lidhëse e tajfës së “gjykatësve” nga Gostivari më në krye Ministrin e Drejtësisë, profesorin e nderuar Adnan Jasharin, të cilin e njollosën përjetë. Sekretari i BFI-së, Irsal Jakupi, duke qenë në rolin e ndërmjetësuesit, Mulla Sules ia gjeti shpëtimtarin, e ky ishte Miralem Asani, zv/kryetar i Këshillit të Prokurorisë Publike. Në mënyrë tepër amatore, në mënyrë tepër korruptive, Miralem Asani, bashkë me njerëzit e Blerim Bexhetit, ish-ministrit për drejtësi, do të ushtrojnë ndikimin për ta mjegulluar situatën, për ta mjegulluar të vërtetën mbi Sulejman Rexhepin, do ta nxjerrin Sulejman Rexhepin “si të drejtë”, ndërsa do të akuzohen udhëheqësit e Lëvizjes për reforma pranë BFI-së.

Miralem Asanit tashmë i doli boja! Miralem Asani e ka vendin në burg. Miralem Asani, për hirë të institucionit prokuror duhet të dëshmojë para gjyqit duke e raportuar të vërtetën, duke e zbërthyer tërë lojën që e luajtën në dëm të arkës së BFI-së e në të mirë të Sulejman Rexhepit. Kungulli askujt gjithmonë nuk i ka shkuar mbi ujë!

Nga një “bombë” që këto ditë u publikua në të gjitha mediat e vendit por edhe në ato të jashtme, u ndez një aferë e cila, për turp të shtetit të Maqedonisë, vetëm sa e trashi konstatimin se drejtësia në Maqedoni le shumë për të dëshiruar. Zv/kryetari i Këshillit të Prokurorisë Publike, Miralem Asani, dëgjohet tek e mëson Irsal Jakupin, njeriun e vet që ia imponoi Sulejman Rexhepit si kundërshpërblim për “drejtësinë që do ta çojë në vend”, se si të vjedhë, se si ta marrë në dorë organizimin e haxhit dhe si të përfitojë aty. Madje i thotë që, nëse nuk di ai, ta inkuadrojë edhe atë në këtë komision të haxhit dhe të shikojë pastaj se si vidhet haxhi! Ky farë Miralemi tashmë na del më profesionist si hajn se sa si prokuror!

Sikur të ishte Maqedonia shtet normal, me automatizëm do të duhej që ta burgoste këtë farë “prokurori”, jo sepse u korruptua nga Sulejman Rexhepi, por sepse e mëson një funksionar tjetër se si të vjedhë, si ta dëmtojë pronën e përgjithshme. Dihet se si sanksionohen këto synime apo veprime në Kodin Penal të RM! Pas kësaj, duhet të shqyrtohen edhe një herë, në hollësi, të gjitha lëndët dhe vendimet e sjella në rastin e fundit të BFI-së, e të cilat kaluan nëpër tajfën e gostivarlive të udhëhequr nga turpi i tyre, Miralem Asani. Po në BFI, a ka ngelur ndonjë fije turpi! A do të duhej që për shkaqe morale të tërhiqeshin, me fytyrë të skuqur si piperkë, Sulejman Rexhepi, Irsal Jakupi por edhe “bossi” naiv i kësaj tajfe, Shaqir Fetahu! Turp i madh ka rënë mbi BFI-në. Medet!


/KohaNews/
26.08.2015