Afrim Tahiri: Ftoj në debat publik muftinjtë në krye me shefin e tyre

Ditë më parë Irsal Jakupi kishte folur rreth organizimit të Haxhit 2015, dhe duke qenë i prorositur për të akuzuar ish Sekretarin e Përgjithshëm të BFI-së Afrim Tahirin, kishte dhënë disa deklerata të ngatërruara dhe të pakuptimta të cilat shkaktuan mjaft reagime, madje në rrjetet sociale plasën gallatat! Në dekleratat dhe akuzat e Sekretarit aktual të BFI-së, ka reaguar edhe vet Afrim Tahiri i cili mes tjerash thotë:


"Më në fund BFI e RM, respektivisht uzurpatori i postit të Reisit, Sulejman Rexhepi, përmes Irsal Jakupit bëri përpjekje paushalle të më shpif, me çka u jamë shumë falenderues që po më japin mundësinë që të vërtetat tua them mbarë opinionit. Jam ithtar i transparencës dhe shyqyr Zotit më nuk jam në pozitën e sekretarit, pozitë për të cilën siç duket dikush nuk ka haber!

Së pari do të thoja diçka sa për t’i përkujtuar anëtarët e Rijasetit – të cilët nuk guxojnë të fshehin të vërtetat, se Rijaseti i BFI-së, asnjëherë nuk ka pasur asnjë vërejtje negative kundër angazhimit tim, vazhdimisht më ka shpërblyer.

– Disa herë kam qenë udhëheqës i haxhit, me përgjegjësi kam zbatuar vendimet e Rijasetit.

Si kryetar i Haxhit në vitin 2008, 2010, 2011, 2013 dhe 2014, kam pasur krejtësisht detyra të tjera për të cilat flasin edhe raportet që duhet të jen në arkivin e BFI-së. Nëse eventualisht i kanë zhdukur, i posedoj në formë elektronike!

Bazuar në raportet e Haxhit, si kryetar i Haxhit, asnjëherë nuk jam marrë me aspektet finansiare, sepse kurrë nuk kam qenë në cilësi të arkatarit! Vërtet, nuk di gjatë këtij viti se çfar sistemi finansiar paska ndjekur BFI! Me plot përgjegjësi mund të deklaroj se viteve të kaluara, Shërbimi i finansave lidhur me haxhinjt që kanë udhëtuar përmes vijës ajrore, të gjitha pagesat i ka bërë përmes transfereve bankare. Nëse bëhet fjalë për organizimin e Haxhit me udhëtime të kombinuara, është mirë të pyeten ata që janë marrë me atë pjesë të egër të Haxhit!

– Arkivi i BFI-së është dëshmi se personat e dërguar nga Rijaseti për rezervime të hoteleve gjatë viteve 2007-2014 kanë qenë si vijon:
Ali Baragoni dhe Muhamer Veseli 2007,
Ali Baragoni dhe Sulejman Rexhepi 2008,
Ali Baragoni dhe Sulejman Rexhepi 2009,
Ali Baragoni 2010,
Ali Baragoni dhe Zuhejr Rexhepi 2011,
Ali Baragoni dhe Faredin Ebibi 2012,
Ali Baragoni, Sabedin Ahmeti dhe Azem Eminoski 2013 dhe
Rexhep Jusufi 2014.

Bazuar në këto të dhëna, e them me plot përgjegjësi se dekleratat e Irsal Jakupit, ishin në kundërshtim me të gjitha raportet e haxhit, raporte të cilat kanë qenë të vlerësuara nga organet e BFI-së. Andaj, me sinqeritetin më të madh, sekretarit aktual të BFI-së, i sugjeroj të ket kujdes në paraqiitjet e tija publike, të lexon -së paku dy-tre vite- aktet normative të BFI-së dhe të mos futet në shërbim të djallit.

– Meqë Irsal Jakupi i paska dhënë të drejtë vetes të lavdërohet, jam i shtërnguar t’ia bej me dije se për sukseset e mia në BFI, mes tjerash kam marrur mirënjohje publike, pastaj me rastin e dorëheqjes sime në vitin 2014, me shkresë jam lutur të kthehem aty dhe për të vazhduar.

Është mirë të dinë të gjithë, së paku ata që punojnë në BFI, se në vitin 2013, në BFI përmes faxit dhe tek unë përmes e-mail-it, erdhi një shkresë ku mes tjerash thuhej:

“Për hirë të Afrim Tahirit, hotelet në Meke dhe në Medine si dhe ushqimi, për haxhinjtë e Maqedonisë do të jepen falas”!

Dhe kështu edhe ndodhi! Kjo, mund të verifikohet përmes shërbimit të finansave. Pytni Shërbimin e finansave në BFI a ka pasur të dalura për shërbime hotelerike gjatë Haxhit 2013?! Edhe këtu mund të ndihmoj, posedoj dëshmi, edhe shyqyr Zotit, bëmirësit janë gjallë. Zoti i shpërbleft që ndihmuan institucionin.

Për të mos e zgjatur shumë, shfrytëzoj nga rasti që të gjithë myftinjtë në krye më shefin e tyre, ti ftoj në debat publik kudo dhe kurdo që ata janë të gatshëm!"


/1kliklarg/

/Opinion/

05.11.2015