Burgosja e Çaushit e lumturoi Gruevskin, por e tmerroi Sulejman Rexhepin! Pse?

Nga burgu ku është i burgosur Zahir Beqiri-Çaushi ka dalur një informacion se, kinse, këto ditë Çaushi i paskësh shkruar Sulejman Rexhepit, duke e kërcënuar që mos ta provokojë me deklarata e muhabete idiotike se do të dalë publikisht e do të tregojë se cilat kanë qenë ato punë dhe synime të pista që Mulla Sula ia ka kërkuar Zahir Beqirit-Çaushit.

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti



Kohë më parë, policia maqedonse ka arrestuar qytetarin Zahir Beqiri, i njohur si Çaushi, nën akuzën e falsifikimin të letërnjohtimeve dhe aferës “Fabrika”! Në fakt, bëhet fjalë për një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të oponentit të Nikolla Gruevskit, i cili tashmë është në ofensivë të pakthim. Gruevski ka zgjedhur metodën e “krasitjes së degëve”, duke ia burgosur bashkëpunëtorët që në një farë mënyre janë “eminenca gri” e LSDM-së, duke menduar se kjo parti do të dobësohet shumë!

Çuditërisht, kësaj burgosje pompozitet e flakë më së shumti i kanë dhënë Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, uzurpatori i BFI-së që tashmë e ka shndërruar në një firmë private buzë falimentimit, si dhe ish-ministri i drejtësisë, Blerim Bexhetit. Në restorantin e “Mirakolit” në hyrje të Sarajit, janë dëgjuar tek bisedojnë dhe tek festojnë burgosjen e Çaushit, i cili, sipas Blerim Bexhetit, është shpërndarësi dhe distributori kryesor i përgjimeve që tani po përdoren nga Zajevi si “bomba” kundër koalicionit VMRO-BDI dhe që ua paska dhënë edhe disa faktorëve kyç të Kosovës e Shqipërisë! Megjithatë, në momentin kur u hodhën disa dilema mbi mundësinë e posedimit të përgjimeve nga ana e Çaushit, sakaq u përforëcua bindja se njeriu është burgosur për shkak të falcifikimit të dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve turq. E kush ka të bëjë me qytetarë të tillë më shumë se sa Sulejman Rexhepi?

Këto ditë, kot e kot, pa i thënë dhe pa e ngacmuar askush, del Mulla Sula me komunikatë për opinion duke mohuar çfarëdo lidhje dhe njohje me qytetarin e Maqedonisë, Zahir Beqiri-Çaushi! Kush ia kërkoi këtë komunikatë? Po pse me këtë mohim urgjent Mulla Sula? Çka e frikëson njohja me Çaushin? Mos po frikësohet Mulla Sula se mund të përfundojë në po të njëjtën çeli ku është Çaushi? Nuk e ka atë nder, jo!

Një është më se e vërtetë! Zahir Beqiri-Çaushi, bashkë me një komandat të UÇK-së së shqiptarëve të Maqednisë, ka qenë për herë të parë në zyren e Sulejman Rexhepit, i cili, aq shumë ka hedhur zemër në Çaushin sa, menjëherë ka urdhëruar që të kyçet në radhët e bordeve udhëheqëse të organeve të BFI-së. Fillimisht ka qenë në kryesinë e OH Hilal të sapoformuar! Pastaj, vetë Mulla Sula ka dhënë urdhër që t’i jepet një urdhëresë në disa gjuhë botërore për ta prezantuar BFI-në dhe për të mbledhur donacione sa më shumë për BFI-në, gjithandej nëpër botë. Flitet se nga Çaushi ka kërkuar që të kyej edhe punë të pista, madje mundësisht ta përfshijë edhe vetë Mulla Sulën në ato punë ku qari mund të jetë me bisht!

Zahir Beqiri-Çaushi, megjithatë, ka kryer punë islamikisht shumë të rëndësishme. Punoi në renovimin e selisë së Myftinisë së Shkupit, përmes donacioneve të ndryshme që i ka siguruar vetë ai, ka intervenuar si në oborr ashtu edhe brenda dhe jashtë objektit, në vlerë prej mbi 30 mij euro vetëm që Myftinia e Shkupit të bëhej me një objekt reprezentativ. Këtë meritë nuk mund t’ia mohojë Sulejman Rexhepi dhe, pikërisht kjo meritë e nxjerr bllof Mulla Sulën kur thotë se ai kurrë nuk e ka njohur dhe nuk e di se kush është “ky farë Zahir Beqiri-Çaushi”, edhe pse, për respekt të veprave dhe kontributit të Çaushit, Sulejman Rexhepi e ka dekoruar babain e tij, të ndjerin Sokol Beqiri!

Do me thënë, janë një dyzinë faktesh e argumentesh që flasin për një miqësi dhe bashkëpunim shumë të ngushtë në mes të Sulejman Rexhepit dhe Zahir Beqirit, pa çka që Mulla Sula i bie mohim kësaj pune. Mulla Sula që e llogarit veten si i pari i muslimanëve të vendit, do të ishte mirë ta ngriste zërin kundër torturave që përjetoi miku i tij Çaushi dhe familjarët e tij të cilët u arrestuan nga policia dhe institucionet e regjimit gruevskian. Ka pasur me dhjetra raste tërësisht të montuara, procese gjyqësore kundër të cilave kanë ngritur zërin me mijëra qytetarë të vendit, por Mulla Sula gjithnjë mbeti i heshtur! Për habi, në rastin me Çaushin, ai vlerësoi se kishte nevojë për të mohuar miqësinë dhe bashkëpunimin!

Nga burgu ku është i burgosur Zahir Beqiri-Çaushi ka dalur një informacion se, kinse, këto ditë Çaushi i paskësh shkruar Sulejman Rexhepit, duke e kërcënuar që mos ta provokojë me deklarata e muhabete idiotike se do të dalë publikisht e do të tregojë se cilat kanë qenë ato punë dhe synime të pista që Mulla Sula ia ka kërkuar Zahir Beqirit-Çaushit.

Në BFI po thonë se ky kërcënim i Zahir Beqirit e ka destabilizuar të tërin Sulejman Rexhepin. Asgjë nuk dihet se për çfarë pune të pista të Mulla Sulës bëhet fjalë por, një me siguri dihet, një ditë mbase Zahir Beqiri do të dalë nga burgu me të gjitha të vërtetat rreth Sulejman Rexhepit, alias Mulla Sulës, uzurpatorit të BFI-së që tashmë e ka shndërruar në një firmë private që po falimenton.

/30.12.2015/