Hoxhallarët: Sulejman Rexhepi le ti len pallavrat

Pas dhënies së intervistës së Sulejman Rexhepit për portalin Tesheshi.com ku u hasën një sërë pyetjesh reale dhe përgjigje fatale. Ishte më se e qartë se në mënyrë të ashpër do të reagojnë imamët duke kërkuar nga Sulejman Rexhepi që t’i lë pallavrat dhe të merret me punë konkrete dhe ashtu ndodhi. Sipas imamëve reagimi i tyre vjen pas gjithë asaj që kishte thënë Sulejman Rexhepi në këtë intervistë ku të gjitha pyetjeve kreu i BFI-së është përgjigjur në stilin “të them diçka dhe në fund kur një send”. Si nuk ka turp të flet për gjëra me rëndësi në mënyrë shkel e shko. Ai në vend se të flet lidhur me atë se a është vehabist apo jo? Ai duhet të përgjigjet se çfarë është puna me Imanin e tij pas përkuljes tek përmendorja (putave)? Ai me sa duket nuk është i vetëdijshëm se çfarë kishte bërë andaj jep përgjigje paushalle. Ai akuzon Turqinë për Burmali xhaminë ndërsa i harroi bombat që u shpalosën lidhur me atë se kush e kishte shitur truallin e xhamisë në sheshin e Shkupit. Meqë i mungon besimi dhe morali, ai është në gjendje të shpif dhe thotë të pavërteta për çështje të ndryshme.” Ata mes tjerash sqaruan se në vend se të merret me vakufin, xhamiat me vlerë, me sistemin arsimor dhe shkencor, të lufton korrupsionin, të edukon të rininë para se të shkon në Siri, të mos varfëron BFI, e të pasuron veten dhe djemt e tij, ai për fat të keq merret me pallavra! Akoma nuk e ka kuptu se është bërë horrë e botës ku për të flasin mediumet botërore duke treguar sa është i korruptuar, se ka ngjasi me liderin e ISIS, bashkëpunëtor i shërbimeve si UDB, etj. “Ne si imamë kemi dorëzuar kërkesë për lustrim te Drejtoria e Verifikimit të Fakteve, ndërsa i vetmi ka qenë Sulejman Rexhepi që nuk dorëzoi kërkesë fakt ky që flet se ai ishte bashkëpunëtor i denjë i shërbimeve antiislame dhe antikombëtare.”-shtuan mes tjerash Imamët.

/ShqipMedia/

02.05.2016