Islami: Është keqpërdorë emri im lidhur me akuzat për Hasanbegun

Të nderuar sapo hasa se emri im dhe i Lëvizjes për Reforma në BFI-Nisma është keqpërdor nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët kanë përcjellur nëpër portale një material kinse kërkojmë falje lidhur me Hasanbegun. Unë personalisht por gjithashtu edhe anëtarët e Lëvizjes tonë nuk qëndrojnë pas këtij materiali dhe më vjen keq që në këtë formë të ulët keqpërdoren emrat dhe Lëvizja jonë. Po ju bëjë me dije se kjo nuk është hera e parë që keqpërdoren emrat, e-mailat dhe numërat e celularëve tanë që i kemi shfrytëzuar si numra zyrtar në BFI, andaj ne kemi njoftuar disa herë në opinionin përmes publikimeve ku për të njejtët keqpërdorues kemi ngrit padi private në gjykata. Ne si Lëvizje as që kemi apelu e as që kemi grumbullu para për Hasanbegun, andaj shfrytëzoj rastin që të apeloj deri te ata që fondet e krijuara për Hasanbegun të cilat nuk i kanë dorëzuar le ti dorëzojnë sa më shpejt banorëve meqë të njejtët kanë halle dhe brenga në këto kohë të dimrit.

Abaz Islami, anëtar i Lëvizjes për Reforma Nisma