A e "spiunoi" Sulejman Rexhepi presidentin turk, Rexhep Tajip Erdoganin


Në një dokument nga seti i 300 mij dokumenteve të publikuar këto ditë në Wikiliks lidhur me politikën aktuale turke, nënvizohet "guximi" i Sulejman Rexhepit për ta vlerësuar Erdoganin si "diktatorin më të madh të njerëzimit", si dhe vlerësimet pozitive që i ka për oponentin e tij, Fetullah Gylenin, të cilit i është ofruar për ta ndihmuar përmes një propozimi shumë interesant.
Disa ditë pas puçit të një grusht ushtarakësh turk që e ndërmorën furishëm kundër presidentit turk, Erdoganit, Wikiliksi paralajmroi se do të botojë mbi 300 mij dokumente që flasin për qeverinë dhe politikën aktuale turke. Çuditërisht, paralajmërohet edhe botimi i një dokumenti që nuk ishte më i vjetër se një javë para se të nodhte puçi, që lë të nënkuptohet për teoritë e mundshme konspirative! Qeveria turke ka urdhëruar që institucionet dhe kompanitë gjegjëse shtetërore turke ta bllokojnë këtë faqe me qëllim që qytetarët turq të mos kenë qasje në web faqen e Wikiliksit. Shih për këtë, popullata si dhe politika turke u privua nga mundësia për ta lexuar edhe një dokument që paraqet raportin e Ambasadës Amerikane në Shkup, në të cilën raportohet nga takimi i një nëpunësi amerikan i Ambasadës me Kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepin, menjëherë pas pjesëmarrjes së tij në një takim të liderëve fetarë myslimanë me Kryeministrin e Turqisë, Erdogan, i realizuar në shkurt të vitit 2014 gjatë promovimit të Enciklopedisë elekronike islame. Në raport përcillet besnikërisht deklarata e Sulejman Rexhepit duke nënvizuar guximin e tij për të replikuar me Erdoganin gjatë atij takimi. Pas kërkesës vëllazërore të kryeministrit turk që ua kish kërkuar liderëve fetarë që të jenë sa më unikë dhe sa më koperues në mes vete, Sulejman Rexhepi i paskësh replikuar "diktatorit më të madh për momentin në botën myslimane" duke i thënë që, ky unitet do të ishte i mundshëm vetëm kur "ju si kryeministër do t'i komandoni bashkëkombasit e juaj që nëpër vende ballkanike të jenë lojalistë ndaj institucioneve fetare islame, dhe jo t'i ndërseni si qendër kundër institucioneve që i mbrojnë të drejtat e tyre fetare në vendet ku jetojnë", paskësh qenë deklarata polimizuese e Sulejman Rexhepit, sipas këtij raporti të publikuar në Wikiliks.
Në po të njëjtin dokument nga ato 300 mij të publikuar këto ditë në Wikiliks nënvizohet "guximi" i Sulejman Rexhepit për ta vlerësuar Erdoganin si "diktatorin më të madh të njerëzimit", si dhe vlerësimet pozitive që i ka për oponentin e tij, Fetullah Gylenin, të cilit i është ofruar për ta ndihmuar përmes një propozimi shumë interesant. Sulejman Rexhepi gjatë një takimi me një përfaqësues të Gylenit i ka thënë që objektet e veta mund t' i shpëtojë duke ia lënë vakëf BFI-së, të cilat, sipas një kontrate paraprakisht të nënshkruar, do të riktheheshin sapo të merrte fund "politika diktatoriale e Erdoganit" përmes ndonjë puçi të mundshëm ushtarak, thuhet në raportin amerikan që e publikoi kohë më parë Wikiliks. /LAJME/


03.08.2016