Ali Ahmeti i “çon” selam Sulejman Rexhepit: shtrëngohu se…

Partnerët e koalicionit qeveritar përfaqësuesit e pushtetit lokal si dhe përfaqësues nga sektori i shoqërisë civile, qenkan zotuar për tolerancë zero kundër korrupsionit. 


Në deklaratën e nënshkruar me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe në prani të ambasadorit amerikan, Xhes Bejli, zyrtarët thanë se do të bëjnë gjithçka për të parandaluar por edhe për të kërkuar përgjegjësi për të gjitha format e korrupsionit.
Deklaratën e paska nënshkruar edhe kryetari i BDI, Ali Ahmeti, i cili me këtë rast ka thënë se ligji duhet të jetë mbi të gjithë dhe se ai gjithmonë ka kërkuar hetimin e gjithë anëtarëve të partisë së tij nëse janë të përfshirë ose jo në vepra kriminale edhe atë nga viti 2002.
“Hetim i vërtetë që gjithçka të dalë në sipërfaqe për çdo funksionar për veprimtarin e tij për punën e tij sepse mendoj se vetëm kështu ne mund të vendosim punën e vërtetë në vend”, paska thënë Ali Ahmeti, Kryetari i BDI-së.
Nëse kjo deklaratë shpreh edhe qëndrimin përfundimtar të z. Ahmetit për t’u liruar nga “miqtë” dhe bashkëpunetorët e kriminalizuar, atëherë, ky selam duhet të vlejë edhe për Sulejman Rexhepin, alias Mulla Sulën. Nuk mundet që edhe më tej t’i shërbejë Ali Ahmeti si mburojë karshi ligjeve që duhet ta 
ndjekin për krim, vjedhje, zhvatje, korrupsion e nepotizëm.
Perfundimisht, me sugjerim të ndërkombëtarëve, Ali Ahmeti nuk e ka lluksin që të jetë deri në pambarim çergë e ngrohtë e të pafytyrëve.