Edhe sa Sulejman Rexhepi do të fshehet pas emrit të BFI-së???

Abaz Islami /
Sulejman Rexhepi edhe kësaj rradhe qenka fshehur pas emrit të BFI-së në munges të guximit dhe burrërisë të flet në emrin e tij personal. Ai burrë që nuk e hjek flamurin kombëtar prej palltoje sigurisht se ka guxim së paku njëherë që të thotë diçka në emrin e tij! Ai si gjithnjë i paguximshëm të flet haptazi, andaj  reagimet i bënë në emrin e BFI për qortimet dhe kritikat që i merr gjithandej nga NISMA për ndryshime në BFI, liderë politik, analistë e media qofshin ato të vendit, rajonit apo ndërkombëtare. A jeni pytë ndonjëherë se pse Sulejman Rexhepi kur bënë ndonjë reagim ose kundëreagim gjithnjë gjërat i thotë emër të BFI-së? Pse të mos përgjigjet ashtu kur më leht e ka t’iu ikë fillimisht përgjegjësive që mund ti bart më vonë dhe dy, nëse fyhet ai të thotë se mburoja e tij është BFI dhe institucionet e saj për shkak të autoritetit që gëzon?! Gjatë këtyre ditëve në një medium të Kosovës publikisht kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi e qortoi me plotë të drejtë Sulejman Rexhepin e BFI-së për atë që vepron me institucionin fetar. Qortime dhe kritika ndaj tij nuk kanë shprehur vetëm z.Thaçi, por edhe shumë të tjerë si Azem Sadiku prefekti i Studeniçanit, Xhezair Shaqiri- Komandant Hoxha, Azbi Nuredini( biznesmen dhe politikan), analistë, hoxhallarë, bile edhe shoqata jasht vendit si ajo nga Çikagoja- SHSHA! Jo, Menduh Thaçi por asnjë nga këto që i përmenda dhe shumë të tjerë që nuk ua citova emrat, por gjithsesi edhe besimtarët në tërësi nuk kanë asgjë me BFI-në, por vetëm me Sulejman Rexhepin. Vallë, a nuk kanë të drejtë ata që flasin për keqpërdorimet e Sulejman Rexhepit kur vetëm në fatkeqësin e fundit që e përjetuan banorët e Hasanbegut dhe rrethinës, aspak nuk u njoftuam se sa para u mblodhën nëpër xhamitë e vendit dhe si u ndanë ato për familjet që përjetuan vërshimet?!
Aspak nuk është e drejtë as fetare e as kombëtare që emri i institucionit të keqpërdoret nga Sulejman Rexhepi për ta mbrojtë veten kur dihet se çfarë keqpërdorimesh dhe manipulimesh ka bërë.
/Tetova Sot/
/INA/
/KohaNews/
20.11.2016