Muhamed Al Abudi: Sulejman Rexhepi nuk është i diplomuar

Kreu i Bashkësisë Islame Fetare në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, nuk e ka përfunduar arsimin e tij të lartë në Kuvajt, ka thënë Muhammed bin Nasir al-Abudhi, ndihmës sekretar i përgjithshëm i Ligës Islamike Botërore.



Al-Abudhi është një figurë e shquar fetare në Arabinë Saudite. Ka mbi 100 libra në fusha të ndryshme, shumica e botimeve janë në literaturë dhe për punën e tij të veçantë e cila është zbukuruar me çmim mbretëror.



Në kohën kur ai punoi në Ligën Islamike të Botës, ai vizitoi shumë vende për të cilat ai botoi shumë udhëzues. Në tetor 1996, Al-Abudhi vizitoi Bullgarinë dhe Maqedoninë dhe në vitin 2001 botoi librin me titull “Bullgaria dhe Maqedonia”
Sipas asaj që аi shkruan në faqen 225 të librit, autori, ndër të tjera, flet për shqetësimet e teologëve maqedonas për pozitën e bashkësisë fetare islame pas rënies së komunizmit. Ai thekson se ka ndryshime në pozitat drejtuese në Maqedoni, por jo në Komunitetin Islamik, të cilat vazhdojnë të udhëhiqen nga ato të sistemit të mëparshëm. Kjo siç thot autori ”shkaktoi paknaqësi nga disa figura islamike- me arsim të lartë akademik në universitetet botërore islamike, veçanarisht që kur Husein Rexhepi nuk e kreu shkollimin universitar në Kuvajt.”

/Almakos/
/ShqipMedia/
03.02.2018