Një fitore e urtë dhe historike e Afrim Tahirit

Afrim Tahiri tashmë e ka kohën që të tranformohet nga një menaxher i një Lëvizje për reforma në BFI në një lider i një projekti që angazhohet për ruajtjen, kultivimin dhe avansimin e vlerave morale përmes institucionit të pastër fetar.

Shkruan: Endrit LIMANI – jurist


Ka vite që Bashkësia Fetare Islame, respektivisht kryetari i saj Sulejman Rexhepi që nga pavarsimi i Maqedonisë është emri më i lakuar në mediumet e skruara dhe elektronike. Fatkeqësisht pjesa dërmuese e këtyre shkrimeve flasin për veprimtari negative të Sulejman Rexhepin dhe klanit të tij, gjë e cila krijoi një imazj negativ për Institucionin e vetëm Bashkësinë Fetare Islame. Me daljen në skenë të Lëvizjes për reforma në BFI, në krye me ish Sekretarin e përgjithshëm të BFI-së z. Afrim Tahirin, ishte edhe një argument shtesë se në këtë institucion ka mosmarrveshje të thella. Çdo musliman nëse e lexon botimit e megaintervistës me Afrim Tahirin dhe Platformës së kësaj Lëvizje, pa dyshim do të vie në konkludim se Sulejman Rexhepi bashkë me klikën e tij edhe pse i kanë kalur të shtatëdhjetat e pleqërisë janë të goditur me sëmundjen e ambicies negative për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht, gjë e cila po kthehet në problem i rëndë duke i vërë zjarrin çdo vlere morale, që me Kushtetutë përcaktohet si tradhëti e lartë.

1. Bashkësia Islame e Maqedonisë tashmë duket më e qetë. Ndonëse kjo qetësi paralajmëron një stuhi të ashpër që do ta shkundë padhimbshëm pluhurin e pistë nga ky Institucion i vetëm fetar islam në vend. Kjo shkundje i përshkruhet si meritë absolutisht Afrim Tahirit, ish-sekretar i BFI në RM. Tashmë i njohur si personalitet pedant, me shije të stërholluara estetike, me kërkesa shumë racionale dhe njeri i vlerave që dalin si rezultat i punës profesionale dhe i mbështetjeve të parimeve të shenjta të së bukurës dhe të së mirës si në shtëpi ashtu edhe në institucion, Afrim Tahiri ngadhnjen mbi një betejë të gjatë e të ashpër, kundër një kaste të gjërë pseudo-vlerash dhe kundër subjekteve që shkelin natë e ditë mbi vlerat kombëtare për t’u pozicionuar në kolltuqet e pista. Afrim Tahiri tashmë ka arritur një fitore të pakontestueshme, të urtë dhe historike për BFI-në. Së pari, nuk ka pranuar që të jetë “fshesë”, as mbulesë e të gjitha praktikave të hajdutërisë makute të Sulejman Rexhepit dhe që, në çastet vendimtare ka shpërthyer për të folur e dëshmuar se një njeri, si Sulejman Rexhepi, rrezikon të na futet në historinë kombëtare i shtyrë dhe i pompuar nga shërbimet sekrete ruso-sllave. Së dyti, në momentin kur iu përgjigj kërkesës së Sulejman Rexhepit për ballafaqim në mejdan, plotë 14 ditë Sulejman Rexhepi u zhduk, u lemerit nga ky guxim djaloshar dhe u tmerrua nga frika, duke u zbërthyer si njeri me guxim të falsifikuar nga shërbimet e huaja të nënvizuara më sipër. Guximi djaloshar i Afrim Tahirit trimëroi një dyzinë të rinjësh, një arradhë të tërë myslimanësh të cilët po bashkëjetonin me frikën nga Mulla Sula të cilën ua kishte mbjellë që kur ai ishte i lidhur fort dhe që kur punonte për policinë maqedonase (Mulla Sula ka punuar edhe në policinë maqedonase, në sektorin e pasaportave për të huaj)! Së treti, Afrim Tahiri, me refuzimin e kolltuqeve dhe korruptimit, faktikisht po instalon një praktikë shumë të shëndetshme për Bashkësinë Islame në Maqedoni. Tashmë, të gjithë pretendentëve të postit të kryetarit të këtij Institucioni ua ka bërë me dije se ekziston një “sy i pafjetur” i cili i vëzhgon të gjitha veprimet joislamike të kujdo qoftë që menaxhon me resurset financiare të myslimanëve të ngratë të Maqedonisë. Ky guxim i Afrim Tahirit edhe një herë ua bëri me dije të gjitha elemeneteve me ideologji të huaja për fenë dhe për kombin tonë se, në mesin e shqiptarëve, myslimanëve të Maqedonisë, nuk ka vend për ideologjizma të dëmshme pavarësisht se sa para të pista do të ofronin për një qoshe vend ndër popullatën tonë. Afrim Tahiri, tashmë simbol i islamit autokton dhe burimor, konsiderohet si person ideal për t’u shumëzuar kudo nëpër vendet e Evropës Perëndimore, ndaj dhe i pranueshëm dhe i ndjekur prej mijëra të rinjësh dhe racionalistë myslimanë në Maqedoni. Sot, falë guximit dhe rrebelimit intelektual të Afrim Tahirit, BFI e Mulla Sulës ka mijëra e mijëra “armiq” që e duan vetëm siç e parasheh Platforma e Lëvizjes për reformim të BFI-së.

2. Bashkësia Islame në RM tashmë ka një perspektivë të qartë, ka Platformën e Nismës për reformimin e saj, si dhe ka një përkujdesje prej shumë faktorëve. Asnjë faktor nuk ka hequr dorë prej këtij Institucioni. Përkundrazi, e vizitojnë, e respektojnë edhe faktorët me relevancë ndërkombëtare. Sepse, nuk dëshirojnë që t’i plotësohet dëshira psikopatike Sulejman Rexhepit, duke u izoluar prej të gjithëve ky Institucion dhe duke rënë në duart e pista të tiij. Faktorët e ndryshëm e kanë nën monitorim dhe vëzhgim permanent këtë Institucion, duke i ndejtur si skyfter mbi kokë Mulla Sulës dhe duke ia përkujtuar herë pas here se ky Institucion nuk është bahçe e trashëguar prej babe e Mulla Sulës. Në Institucionin e BFI-së kanë hise të gjithë faktorët që përkujdesen për stabilitetin, sigurinë, mirëqenien dhe ekzistencën e shtetit të Maqedonisë, pra, edhe të BFI-së, prandaj, kurrë nuk do ta izolojnë Sulejman Rexhepin deri në atë shkallë të cilën e dëshiron dhe aspiron Mulla Sula.

3. Natyrisht, ndërkombëtarët e kanë nën përkujdes këtë Institucion të vetëm fetar islam në vend, sepse, kanë kuptuar që shpesh ajo frekuentohet edhe prej subjekteve të ndryshme politike, të cilat Mulla Sula arrinë t’i korruptojë me qëllim të devalvimit të institucioneve të drejtësisë së vendit sipas kuteve të Mulla Sulës. Ky angazhim i ndërkombëtarëve shpalos të tjera dimensione të BFI-së dhe të tjera synime të hijenave të ndryshme që përjargen mbi këtë Institucion. E mbajnë nën vëzhgim dhe përkujdesje këtë Institucion, sepse, ndërkombëtarët e dijnë fare mirë që futja e duarve politike në BFI nënkupton përpjekje për ideologjizimin e saj, nënkupton pikërisht atë synim që e ka Sulejman Rexhepi. Kapja e një institucioni fetar nga subjekti politik nënkupton ideologjizimin e tij, kurse ideologjizimi i tij nënkupton korruptimi i organeve të drejtësisë. Këtu pastaj merr fund shteti i së drejtës. Prandaj, fushata antisulizëm i Afrim Tahirit është në sinkron të plotë me angazhimet permanente të faktorëve ndërkombëtarë.

4. Çështje më vete është ajo se, a i duhet tërë ky rrebelim pasiv Afrim Tahirit apo duhet të jetë më aktiv. Duke e ditur natyrën e tij tepër të edukuar, shpirtin e tij tepër të afërt dhe të dashur prej të gjithëve, duke u përkujdesur që askush mos të përballet me konsekuenca të korruptuara si pasojë e “rrebelimit”, Afrim Tahiri do ta ketë shumë të vështirë që ta arrijë atë reformë aq të dëshirueshme dhe aq shumë të pranueshme prej të gjithë faktorëve me relevancë ne vendin tonë. Protestat pasive, ndryshimet vetëm përmes fushatave sensibilizuese, jo gjithmonë janë rruga e vetme fatlume. Politikat pasive, qëndrimet që reflektojnë kulturë dhe edukatë, janë më të shëndetshme, janë më impresionuese, më të pranueshme, ndërsa nuk janë “mjete” për të arritur sa më shpejt dhe sa më shkurt në cakun e duhur. Këto qëndrime të kulturuara dhe të edukuara përballë një “subjekti” me të gjitha nishanet e një bishe të çartur, në fakt po e detyrojnë Afrim Tahirin të jetë në lajthitje. Qëndrimet nuk janë barometër dhe as mjet të cilat ta tregojnë grafikonin e rritshmërisë së popullaritetit apo të prurjeve të reja në një “akcion rrebel”! Afrim Tahiri, ose vetë ose duhet të nxjerrë ndonjë njeri në krye të Lëvizjes që do të jetë i gatshëm që t’i miksojë reagimet aktive dhe fushatat mediale. Protestat nga rrafshi medial tashmë duhet të zbresin në rrafshin e protestave aktive që shprehen përmes protestave, demonstratave, masave më të ashpra, duke penguar rrugë, duke mbyllur institucione etj. etj. Sepse, ndërkombëtarët këto fotografi i kanë qejf, këto fotografi i presin, sepse vetëm këto fotografi janë dëshmi se janë pjekur të gjitha kushtet për ta përkrahur reformën e një institucioni apo të një shteti. Protestat pasive janë vetëm mjet i fushatave mediale!

5. Afrim Tahiri për momentin konsiderohet si teologu më i guximshëm në rajon dhe më gjërë i cili flijoi vendin e vet të punës, flijoi karrierën e vet, në të mirë të myslimanëve të vendit, duke ua bërë me dije se çka po ndodhë dhe çka do të ndodhë me institucionin e tyre fetar. Sikur mos të ishte ky reagim i Afrim Tahirit, sot nuk do të kishte as BFI dhe as institucione të saj, sepse, kasta e hajnisë dhe e zhvatjes ishte në akcionin e vet të fundit që do të ishte goditja fatale për këtë Institucion. Megjithatë, Afrim Tahiri duhet të gjejë mënyrën se si t’i trimërojë edhe teologët e vet, të tubohen rreth kësaj platforme dhe bashkarisht e në grupe ta zhvillonin tërë këtë luftë. Ndryshe, Afrim Tahiri do të konsiderohet vetëm si njohës i mirë i problemeve të BFI-së. Afrim Tahiri duhet t’ua thyej mitin e largimit nga puna i cili tashmë është mbjellë në kokat e teologëve të vendit. Të protestoshë nuk do të thotë se je kandidat potencial për t’u larguar nga puna prej diktatorit. Të protestosh do të thotë ta largoshë diktatorin nga puna. Dhe ky duhet të jetë miti!


/Tetova1/
29.07.2017