Pse u pajtuan Sulejman Rexhepi dhe Gjorgje Ivanov? (Foto/Video)

Më 23 dhjetor të vitit 2013 Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi në shenjë proteste ka bojkotuar fjalimin e sotëm të presidentit Gjorge Ivanov në parlament për shkak të truallit në Kala të Shkupit i është dhënë biznesmenit Orce Kamcev i afërt me partine maqedonas ne pushtet OBRM-PDUKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sot qëllimisht kemi bojkotuar prezencën tonë në sallën e parlamentit, të dëgjojmë këshillat e presidentit Ivanov, i cili prej ditëve të para deri sot, në fund të mandatit të tij, asnjëherë asnjë punë të mirë nuk ka bërë për institucionin të cilin unë e udhëheq. Këtu favorizohet një bashkësi fetare, ajo është Kisha Ortodokse Maqedonase, ne si bashkësi jemi të diskriminuar, diskriminimin nuk e pranojmë”, deklaroi për Alsat-M Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI-së në po të njejtën ditë, pra më 23 dhjetor 
2013.


https://youtu.be/Q_mg_OBo5bQ


Dje,
kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi është parë i qeshur në iftarin e shtruar nga Gjorgje Ivanov për hir të muajit të shenjtë të Ramazanit. Nuk dihet ende arsyeja se pse Sulejman Rexhepi ka përgënjeshtruar veten tre vite më pas, por dihet qartë se presidenti Ivanov, sot duket edhe më kontravers sa që ishte para 3 viteve. Para disa javëve Ivanov ishte qendra e debatit në Maqedoni, shkak i faljeve të politikanëve që u detyrua ti tërheq pas.

/Telegrafi/

02.07.2016