Si është e mundur të hyrat të jenë me rritje,pagat mujore me zbritje?

BFI-ja e Mulla Sulës tash e një kohë më të gjatë ka falimentuar moralisht, tanimë edhe finansiarisht. Që kur Mulla Sula sjkeli mbi të gjitha normat e shkruara dhee uzurpoi BFI-në me synim për ta shndërruar në firmë private, është ditur që do t’i vinte ky fund – falimentim finansiar deri në mbyllje përfundimtare.Shqetësimet lidhur me zhvillimet në BFI më shumë po ngriten nga besimtarët se sa nga përgjegjes të jetës fetare në Maqedoni, herë pas herë kemi reagime nga studentë të teologjisë të cilët e thonë shtruar shqetwsimin e tyre. Një nga më të zëshmit padyshim se është Eset Shaqiri, i diplomuar në Universitetin e Kuvajtit ku edhe po vazhdon studimet në master. Shaqiri përmes një satatusi në fb thotë:



Bashkësisë Fetare Islame ka tre vite që i mungon njeriu që balansonte problemet e brendshme. I mungon njeriu që garonte me vetveten, thynte rekorde në fusha të ndryshme të organizimit. I mungon njeriu që dha kontribut vetmohues në dobi të BFI-së brenda dhe jasht shtetit. Këtyre ditëve, BFI po e paguan shumë shtrejt mungesen e tij. Si mos ta paguaj kur BFI u mbush me njerëz joprofesional, pa pervoje te hajrit por me pervoje të ligë. Aty sot ka të punësuar që nga diskotekat e vendit e gjeten vendin ne BFI, nga bankan e te akuzuarve per hajni, drejt e ne krye te vendit, aty ka njerez qe 25, 15.. vite luftuan kundër Medresesë, FSHI-së e cdo gjëje që ishte në dobi te institucionit, në dobi të shoqatave të tyre private, forumeve të tyre private dhe grazhdeve të partive politike…e sot këtyre u ka mbet me demantu vetveten!!! Jo jo, kjo nuk eshte e mundur, ka te atille qe kur ishin nxenes te medresese punuan per medrese, kur ishin student apelonin per tu ndihmuar medreseja, kur ishin ne krye të punes apelonin per Medresene. Psh, ish Sekretari Gjeneral i BFI-së, Afrim Tahiri kur e dha dorëheqjen mes tjerash tha: “Si ish nxënës i SHMI-së ‘Medreseja Isa Beu’, me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, shfrytëzoj nga rasti t’u uroj këtë muaj të shenjtë dhe përmes jush t’u apeloj të gjitha forcave teologjike që të japin maksimumin e tyre në të mirë të shkollimit sa më cilësor të gjeneratave të reja.” Kam bindje se ai e dinte se dikush ishte nisur rruges së gabuar, rrugës që e sjell BFI-në në këtë derexhe. Të jem më konkret, ka tre vite që dëgjojmë se Haxhi ishte me 6500 % më i sukseshem se në 2014, pastaj, vitin tjeter për 30 % me i sukseshmen, pastaj per aktivitete te tjera u tha se ka ngritje për 20, 30 %... por ama, ja që realiteti e thotë shumë më ndryshe! Paga e dhjetorit 2017, jepet me vonesë dyjavore, paga e janarit me zbritje 20-25%!!! Ju lutem, si është e mundur të hyrat të jenë me rritje, a pagat mujore me zbritje! Si është e mundur, pas aq të hyrave të mëdha, BFI të zhytet në borxhe!!! Zgjohuni o përgjegjës, ju vet e dini se kush e ka mundësine t’u shpëton! Emrin që ju korridoreve të institucioneve të BFI-së keni filluar ta përmendni me njëri tjetrin, thuane në mënyrë të hapur.

/fokusinews/

08.02.2018