Sulejman Rexhepi ky shkelës absolut i normave islame

Së shpejti do të publikohen edhe fakte që flasin se si Sulejman Rexhepi bashkëpunon me njerëz të Sinisësh (epror i lartë i AZK) por edhe me njerëz të rakisë duke i paguar me fitrat e myslimanëve që ua vjel ramazan për ramazani! Atëherë Sulejman Rexhepi do të duhet të deklarohet publikisht se a punon sipas normave islame dhe sips rregulloreve të BFI-së


Shkruan Andi Rakipi



Është një “mister i papshpjegueshëm” që flet se, çuditërisht, të gjitha shqetësimet rreth BFI-së dhe brenda saj, si dhe të gjitha konfliket në raport me imamët, si shtylla kryesore të jetës fetare islame të një shoqërie, inskenohen pikërisht në pag të Muajit të Ramazanit, Muajit të Merhametit e të Bereqetit, në fakt për Bashkësinë Islame, në Muajin kur nisin të marrin hov e të realizohen të gjitha aksionet fetare të cilat formojnë buxhetin e BFI-së.

Çdo herë inskenues të këtyre shqetësimeve na dalin “armiqtë e BFI-së” kurse shpëtimtari na del “Sulejman Rexhepi”!

Në fakt, argumentet flasin të kundërtën! Rrjedhat, ndodhitë, ngjarjet dhe politikat e BFI-së flasin se, Sulejman Rxhepi është i vetmi person i interesuar për ta shkatërruar deri në themel BFI-në. Sepse, ky shkatërrim do të sillte fshierje të të gjitha gjumëve shkatërrimtare të Sulejman Rexhepit, do t’i zhdukte të gjitha faktet që flasin se misioni i BFI-së ishte vetëm për ta kalitur Sulejman Rexhepin në hajn, në vjedhës, në kriminel, në mashtrues, gënjeshtarë, shpifës e montues i sërë gjërave të padenja për një mysliman të devotshëm.

Çdo konflikti me një imamë apo me një grup imamësh ia ka dhënë konotacionin e konfliktit të Sulejman Rexhepit me imamët e vendit! Për imamët ai ka thënë se janë spiunë, janë udbashë, janë hajdutë, janë zhvatës i zeqatit, fitrit, haxhit, kurbanëve dhe, së fundmi, Sulejman Rexhepi nuk ka përtuar që hoxhallarët t’i fyej edhe në baza të moralit, duke kërkuar përmes montimeve filmike edhe ndonjë “pederast” në mesin e tyre! Ky është kulmi i ofendimit që do të mund t’ua bënte.

Sulejman Rexhepi, edhe këtë kategori, si të gjithë kategoritë e tjera, do ta falte sikur të pranonin të punojnë dhe t’i nënshtrohen ekskluzivisht Sulejman Rexhepit. Nëse nuk pranojnë, atëherë nisë e i diskrediton pikërisht në prag të Muajit të Ramazanit.

Sulejan Rexhepi natë e ditë bashkëpunon me të gjitha këta kategori, pra, ai nuk e ka dert të punojë ngushtë edhe me rakixhinë, edhe me zinaxhinjtë, edhe me gjyetarët e derrave të gër, edhe me pederastë, edhe me kriminelë, por që i vetmi kusht është që t’i nënshtrohen atij, mundësisht edhe t’ia mbajnë baraspeshën e voeve!

Nëse e pranojnë postin dhe rolin e lakeit, atëherë, u lejohet që ta përdorin fitrin, zeqatin, kurbanin dhe kafshatën tjetër të myslimanëve të varfër, duke e shpërdorur nëpër kazino, nëpër pabe nate, nëpër sauna, nëpër bixhoze, nëpër lokale nate ku lulëzon amoraliteti, uiski e droga. Lejohet të përdoren në blrje të makinave lluksoze me çmime marramendëse, por edhe nëpër festa familjare ku dehja dhe bërja tapë bythe bëhet hallall!

Së shpejti, do të publikohen edhe fakte që flasin se si Sulejman Rexhepi bashkëpunon me njerëëz të Sinisësh por edhe me njerëz të rakisë duke i paguar me fitrat e myslimanëve që ua vjel ramazan për ramazani! Atëherë Sulejman Rexhepi do të duhet të deklarohet publikisht se a punon sipas normave islame dhe sips rregulloreve të BFI-së!

Pa dyshim, nëse jo prej myslimanëve, ndëshkimi do t’i vie prej Allahut dhe ky ndëshkim kurrë as nuk harron dhe as nuk mund ta ngatërrojë rrugën. I bie të keqit mu në kokë…

/ShqipMedia/