BFI-ja po digjet Sulejman Rexhepi po krihet


Që kur Bashkësia Fetare Islame nisi të drejtohet nga sekseri i “lobit të juristëve gostivarasë” si dhe nga pushteti policor maqedonas (përmes djalit polic të Mulla Sulës), ky Institucion i vetëm fetar islam në vend po shkon drejt falimentimit. Nëse ky vit ishte më i rëndë në historikun e këtij Institucioni, vitin tjetër kjo rëndesë do ta fundosë përgjithmonë. Atëherë, të gjithë do të shkojmë të shplahemi nga mëkatet te “Pishina e Konakut”. Edhe aty, Sulejman Rexhepi do të kërkojë të paguhet tiketa për hyrje. Mjer myslimanët e shkretë…

Shkruan Andi Rakipi, Tiranë



Nuk ka asnjë dyshim se, tashmë, Institucioni i vetëm fetar i myslimanëve të Maqedonisë, është në grahmën e vet të fundit, i cili po ngulfatet nga “BFI” e Mulla Sulës, duke ia ndërprerë kontinuitetin gjashtëshekullor të kaluar nëpër pushtues e diktatorë, nëpër ideologji e armiqësi të islamit.

Hajnia s’duron gjurmë e histori

Me një fjalë, nuk arriti asnjë epokë ta nënshtrojë Bashkësinë Islame të Maqedonisë kështu siç e ka nënstruar “Bashkësia Islame” e Mulla Sulës. Tashmë në horizont po promovohet gjithnjë e më shumë një BFI – firmë private, me interesa familjare të Sulejman Rexhepit. Një firmë sa për t’i vjelur taksat e myslimanëve të vendit, në emër të shërbimeve fetare, dhe, të njëjat për t’i shfrytëzuar si të ardhura vjetore për Sulejman Rexhepin dhe familjen e tij.

Dikur, në kuadër të një BFI-je “të hershme” ekzistonte një organ human i saj me renome ndërkombëtare, OH “El Hilal”, me një bagazh të fuqishëm humanitar, fetar e kombëtar. Sulejman Rexhepi nuk ishte i denjë për ta ruajtur këtë prestigj të kësaj Organizate, nuk ishte adaptabil me famën e saj që e arriti me një angazhim profesional dhe kombëtar, ndaj dhe, thjesht, ia fali elementit të jashtëm. E themeloi një tjetër, OH “Hilal” të cilën e shfrytëzoi vetëm sa për të shplarë para të pista dhe sa për t’i vjelur ndihmat humanitare që vinin nga jashtë. Kjo Organizatë kurrë nuk ishte e strukturuar, e profesioanlizuar, nuk pati as organet e saj, as kryesi, as kuvend, as degë, thjesht, pati vetëm një xhirollogari në të cilën qasje kishte vetëm Sulejman Rexhepi dhe lavatriçja e tij e parave të pista, Mustafa Dauti. Sot, kur kjo Organizatë u shndërrua në simbol të hajnisë së paskrupullt të Sulejman Rexhepit, pa kurrfarë mbledhje të kryesisë, as të bordit, as të kuvendit të saj, e falimentoi Organizatën, për ta shndërruar në “fondacion”! Sipas statutit të organizatave, sipas ligjeve përkatëse të vendit, një akt i tillë autoritar e diktatorial pa dyshim që paraqet vepër penale!

Haxhi si aventurë përfitimesh e familjes Rexhepi

Se bëhet fjalë për një “bashkësi islame” totalisht private, ku janë shterrur të gjitha mundësitë për një angazhim më dinjitoz e më profesional në të mirë të fesë islame në vend, tashmë flasin një mori faktesh e argumentesh. Ja, të gjitha shtetet në botë, apo më ngusht, tërë rajoni, përkatsisht të gjithë komunitetet fetare islame në rajon tashmë kanë nënshkruar kontratë me Ministrinë e Haxhit të Arabisë Saudite, të gjithë i kanë kryer procedurat e duhura për një haxh sa më cilësor dhe sa më profesional, të gjithë kanë caktuar çmim dhe ekip prej njerëzve me afintete të pakontestueshme dhe të dëshmueshme në organizim të aktiviteteve fetare, me përjashtim të “BFI”-së së Sulejman Rexhepit, e cila edhe më tej nuk është e bindur se sivjet do të mund të organizojë haxh, sepse ka plotë zëra që flasin se autoritetet arabe mund ta përjashtojnë BF-në nga organizimi i haxhit dhe këtë aktivitet t’ia besojnë vetëm agjencive të udhëtimit. Edhe për këtë Sulejman Rexhepi ëstë përkujdesur dhe tashmë, bashkë me Abas Memeti, të njohur për organizim të egër të haxhit, kanë themeluar agjencinë e tyre, madje janë duke e lutur Zotin që autoritetet arabe ta përjashtojnë BFI-në nga organizimi dhe sivjet, haxhi të jetë në rexhi private të Sulejman Rexhepit, Rexhep Ziberit e Abaz Memetit.

Shpenzime enorme për “simbolin e korrupsionit”


Çuditërisht, mu në kulmin e problemeve financiare, në prag të falimentimit të të vetmit Institucion fetar islam të myslimanëve të vendit, në momentin kur të punësuarit në BFI po i thyejnë gishtat nga pamundësia për t’iu përgjigjur bankave të vendit ku janë futur në lloj-lloj kredirash, sepse tash e katër-pesë muaj janë nën ethet e mosmarrjes së pagave të tyre, Sulejman Rexhepi i shpenzon financat e BFI-së duke blerë dekorata, duke shtruar dreka e darka, duke bërë manifestime cirkuzante kushtuar këtyre dekoratave, Sulejman Rexhepi shpenzon buxhetin e BFI-së duke e vjedhur dhe duke e harxhuar në ndërtim të konaqeve të reja për djemtë e tij, në ndërtim të shtëpijave të reja e lluksoze për djemtë e tij, në ndërtim të pishinave lluksoze, ndërkohë që ditë më parë, organet kufitare do ta kthejnë nga kufiri sepse makinat zyrtare nuk i ka të regjistruara dhe pa kontroll teknik! Ato regjistrohen e pajisen me dokumente udhëtimi vetëm kur do t’i duhen djalit të vet që “zyrtarisht”, me makinat e BFI-së, ta çojë vajzën e vet xhudiste në garat sportive në Beograd!

Ky djalë, në bashkëpunim me sekserin e “lobit të juristëve gostivarasë”, Irsal Jakupit, e kanë vënë në tapet Sulejman Rexhepin dhe po e gjuajnë me thika si magjistari shënjestrën e vet femër lakuriqe të vënë në “ruletin e vdekjes”! Në çastet më të vështira financiare për të punësuarit në BFI, për teologët, profesorët, nëpunësit e BFI-së, ky dysh i babëzitur Luli-Irsali, duke e margjinalizuar “babuçin” Sulejman Rexhepin, po bëjnë plane si ta grabisin haxhin e sivjemë dhe, paraprakisht, si të grabisin sa më shumë nga fitri, zeqati, kurbanët e lëkurat e kurbvanëve, por mundësisht pa e hetuar “babuçi”!

Babai paguan Shyhrete Behlulin, i biri “radio cullin”

Të punësuarit në BFI-në e Mulla Sulës dimrin e nisën duke u dridhur e sëmurë nga i ftohti, sepse nuk pat financa për të blerë naftë, pastaj e vazhduan duke u privuar nga mëditja, nga pagesat e udhëtimeve zyrtare si dhe nga mundësitë e arsyetueshme për ta qerasur veten qoftë me një kafe. Kriza kulmoi duke u futur nëpër borxhe, duke vënë hipoteka e duke shitur vakëfe, vetëm e vetëm për të siguruar rroga me shumë vonesë. Fatkeqësisht, kjo krizë kaq e mjerueshme vërehet vetëm tek të punsuarit e BFI-së por jo edhe te familja e Sulejman Rexhepit, e cila natë për natë e shtynë jetën me shahira e me qiftelia, nëpër oda e konaqe personale, me red bulla e me uiski brenda kanaqeve, me mish e me sallatra, me fruta e me “qumësht zogu”, me makina të reja, me xhipa, me organizim e pritje private të Ilir Metës nëpër resorte lluksoze, të rezervuara për qindra vetë, të cilat do të paguhen nga buxheti i shkokordhaftë i BFI-së!

Mbrëmë, nëpër rrjetet sociale qarkullonte një video inçizim ku shihet se si e nget në mënyrë të budallakaftë makinën Sulejman Junori (nipi i Mulla Sulës) dhe, në tërë atë delir e trans të përjetuar nga muzka idiotike me të cilën është mësuar ky fëmijë, shihet se si “e paguan” radion e makinës duke i hedhur një grumbull parshë nga 2000 denarë në drejtim të radios, si i ati në drejtim të “pjevaçicave”! Thonë për këtë fëmijë që në shkollë nuk ikë pa 500 euro në xhep! Në fakt, në shkollë ikë vetëm për këto para, për të pasur mundësi në mes të orëve të ikin me “super kushëririn” tjetër me makinat zyrtare te Plaseti për t’u ngopur me donera. Shkurt, një familje e bastarduar që funksionon duke u mëndur nga BFI-ja prej nga rrjedhin si një lum i tërbuar paratë e vjelur nga myslimanët e vendit.

Le ta përfundojmë këtë shkrim me ajtin 77 të Sures Et Teube, i cili flet për njerëz të sojit të Sulejman Rexhepit: “Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën”!

/botapress.info/
12.04.2018