Haram me bollëk te Sulejman Rexhepi

Pa dyshim që sot, Sulejman Rexhepi është njeriu më i urryer dhe më i përfolur si shkelësi më i madh i normave islame, i etikës islame si dhe i të gjitha mësimeve dhe praktikave islame. Çka nuk u tha e çka nuk u shkrua për Mulla Sulën. Më vitin 2015 u publikuan mbi 210 shkrime, analiza e komente kundër Sulejman Rexhepit. Më vitin 2016 u publikuan mbi 300, kurse më vitin 2017 u publikuan 376 shkrime, komente, analiza e intervista të cilat e lakuriqësuan deri në palcë antiislamizmin e Sulejman Rexhepit. Këto ditë lexuesve u është dëshmuar me fakte e me argumente se çfarë bashkëpunëtorësh mbanë rreth vetes Sulejman Rexhepi dhe se si tallet me njerëz që me mish e me shpirt angazhohen për islamin tradicional.

Krejt në fund, a është në përputhje me normat e mirëfillta islame pranimi vullnetarisht që t’i shërbeshë me devotshmëri Sulejman Rexhepi? A është islamike që t’i shërbeshë njeriut i cili duke i shkelur dhe duke i zhdukur të gjitha rregulloret e BFI-së si dhe aktet normative të këtij Institucioni, prakitkisht ka shkatërruar një Institucion me traditë mbi gjashtëqindvjeçare?

Një i pamoralshëm si dhe një shkatërrues e ka haram që të thirret në emër të normave islame, të veprojë në emër të normave islame ndërsa të shkatërrojë çdo gjë islame. Është gjynah shumë i madh që t’i shërbeshë mynafikut si dhe gjynah edhe më i madh të tolerohet mynafikë që të manipulojë në emër të normave islame. Te Mulla Sula veçse islam nuk mund të gjeshë, të tjerat i ka me bollëk!

/hapur.mozello.com/
17.04.2018