Mulla Sula ky shkelës më i madh i normave islame

Përvetësimi dhe shkatërrimi i vakëfit, tjetërsimi i tij në interes personal, pa dyshim që përbën një shkelje flagrante e të trishtë të normave islame. Djali i Sulejman Rexhepit, Zeglul Rexhepi, për muaj të tërë e përvetësoi hapësirën e konviktit të Medresesë ISA BEU në Shkup, duke e shndërruar atë në një klub privat të xhudos, me qëllim që e bija të ketë mundësi se ku të ushtrojë por dhe ta bëjë si hotel për një numër të madh të xhudistëve ballkanasë. Kur shpërtheu afera, në vend se Mulla Sula të mbante përgjegjësi, ai u hidhërua me të gjitha mediat, duke u munduar që ta fshehë rastin. Do me thënë, djali i tij mund ta shkatërrojë vakëfin duke nëpërkëmbur të gjitha normat islame, kurse një hoxhë i cili nuk pranon t’i bëhet spiun me qëllim që ta përcjellë aktivitetin e oponentit të tij, Afrim Tahirit, sakaq largohet nga puna duke u akuzuar për shkelje të normave islame si dhe për veprime në kundërshtim me rregulloren e BFI-së.

Miliona euro të ndara nga kafshata e gojës së myslimanëve të vendit, nuk janë përdorur në ngritje të kapaciteteve të Medresesë që të përvetësohen nga familja Rexhepi në kundështim me të gjitha normat islame, nuk janë ndarë për ngritje të kapaciteteve pë ushtrime të xhudos por për ngritjen dhe avancimin e jetës fetare islame. Fitri e zeqati nuk janë për xhudon e Zeglul Rexhepit por për njohjen e parimeve islame nga myslimanët e vendit që janë zbatuesit më të devotshëm të këtyre kushteve të shenjta.


/hapur.mozello.com/

17.04.2018