Nëntë Myftinjë i shkruajnë “reis” Sulejman Rexhepit

(Nënt Myftinjë, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë e portalit tonë, i shkruajnë letër publike Sulejman Rexhepit, ekskluzivisht për problemin e haxhit. )

Të frikësuar se, edhe sivjet si vitin e kaluar, do të përsëriten problemet e ngjashme, madje edhe më fatalet për BFI-në, disa myftinj publikisht i drejtohen “reisit” të tyre duke kërkuar informacion e sqarim se çka po ndodhë me haxhin e sivjemë. Kjo për faktin se ata direkt janë të shtrëgnuar prej xhematit respektiv të cilët, për dallim prej atij në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët dinë gjithçka për haxhin e sivjemë, myslimanët e Maqedonisë nuk kanë kurrfarë informate. Myftinjtë janë të bindur se, edhe sivjet, po i njëjti person, oponenti i Sulejman Rexhepit, Afrim ef. Tahiri, do të ndikojë që të debllokohen rrugët dhe të mos ndëshkohen myslimanët e vendit për shkak të interesave meskine të Sulejman Rexhepit. Po ashtu, Myftinjtë po frikohen se, tërë kjo zvarritje dhe tërë kjo nebulozë, qëllimisht po shkaktohet nga Sulejman Rexhepi, me qëllim që, organizimi i haxhit të kalojë në duart e agjencisë turistike, e cila privatisht do ta organizonte udhëtimin për në haxh. Ata hedhin dyshime se kjo agjenci është pikërisht e Mulla Sulës, i cili tashmë i ka ndërmarrur të gjitha masat që Haxhi 2018 të jetë organizim i një fantom “subjekti” prapa të cilit do të qëndrojë Sulejman Rexhepi. Në vazhdim, po e publikojmë letrën e plotë:



Letër e hapur

Deri t Reisul Ulema i BFI në RM, H. Sulejman ef. Rexhepi

Nisur nga fakti se Bashkësia Islame e Kosovës si dhe Komuniteti i Myslimanëve të Shqipërisë, tash e dy muaj kanë nënshkruar kontratën me Minisrinë e Haxhit të Arabisë Saudite, si dhe –

Nisur nga fakti se tash e dy muaj të gjithë komunitetet myslimane të rajonit e kanë të caktur kuotën e udhëtimit të haxhinjëve si dhe çmimin e paketave të udhëtimit dhe të organizimit;

Nisur nga fakti se, tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat ndërkohë që po rrjedhin regjisrimet e haxhinjëve nëpër institucione përkatëse në rajon – ju drejtohemi ju, z. kryetar, për sqarim dhe për përgjigje për disa çështje të cilat po bëhen gjithnjë e më të rënda dhe më të papërballueshme për ne!

Pse Bashksia Islame e Maqedonisë është në fund të bishtit? Çka po ndodhë me ne? Pse kaq të injoruar dhe të papërfillshëm nga ana e autoriteteve arabe?

Është fakt që ju mbani fajin dhe përgjegjësinë kryesore, me deklaratat e juaja të papërgjegjshme e raciste, për prishjen e raporteve si me autoritetet përkatëse të mbretërisë arabe, ashtu edhe me autoritetet e komuniteteve të myslimanëve në rajon, të cilët pa dyshim që për ju po lobojnë si për një njeri të lajthitur e të sjellë buzë çmendisë. Pse nuk na thuhet ne, si organe të BFI-së, asgjë zyrtare lidhur me prishjen e këtyre raporteve. Jemi ne organe apo makineri zbatuese e kërkesave tuaja meskine?

Ju, z. kryetar, a jeni në gjendje të na shpjegoni se pse akoma nuk ka kurrfarë përgjigje nga Dijaneti i Turqisë në këkesën e Rijasetit për të na dhuruar vaksinat për haxh? Më parë, në këtë kohë na mbërrinin këto vaksina, ndërsa sivjet akoma nuk ka sjellë vendim as pozitiv dhe as vendim vegativ Dijaneti i Turqisë. Çka do të thotë kjo?

Pse nuk kemi as kuotë dhe as çmim, ndërkohë që myslimanët tanë po na bombardojnë me kritika kur nuk po jemi në gjendje që t’ua plotësojmë dëshirën jetike të tyre duke i regjistruar në regjistrin e udhëtimit për në haxhin 2018. Vitin e kaluar këtë regjistrim e kemi bërë vetëm duke ua marrur të dhënat por jo dhe paratë, sepse kishim frikë se nuk do të na lejojnë autritetet arabe që të udhëtojmë. Sivjet nuk po na sugjerohet fare që t’i regjistrojmë, sepse, sipas të gjitha gjasave autoritetet arabe nuk do të lejojnë organizim të haxhit nën bashkësinë islame të udhëhequr nga Sulejman Rexhepi, por, do ta lejojnë udhëtimin e myslimanëve tanë përmes agjencionev turistike. Pikërisht për këtë “politikë”, po flitet se ju, tashmë bashkë me Abaz Memetin i cili po shihet gjithnjë e më shpesh tek e frekuenton BFI-në, keni agjencionin e juaj dhe se haxhi i sivjemë do të jetë nën “regjinë” e juaj! Pse?

Po ju drejtohemi publikisht me shpresë se, këtë letër do ta lexojë edhe oponenti i juaj, Afrim ef. Tahiri dhe, ngjashëm si vitin e kaluar, edhe sivjet, me autoritetin dhe respektin e vet, do t’ju shkruaj instiitucioneve shtetërore arabe, duke i lutur që mos të ndëshkohen myslimanët e vendit për shkak të “liderit” të tyre të pa papërgjegjsëm. Shpresojmë në këtë letër, sepse, vetëm përmes kësaj letre do të na lejohet udhëtimi institucional, duke i prishur të gjitha ato plane që po hartohen për një dështim të haxhit institucional dhe për një organizim të haxhit privat. Myslimanët e Maqedonisë nuk janë popull privat, prandaj, askush përfshirë edhe ju, nuk ka të drejtë që të tallet dhe të vë monopol mbi popullatën tonë fisnike. Me dëshirën e tyre të flaktë për ta përmbushur edhe këtë kusht islam, nuk ka të drejtë të tallet askush.

I nderuari kryetar, ju kujtohet që më vitin 2011, 2012 kemi pasur haxh shumë të suksesshëm, më vitin 2013 kemi pasur haxh gratis, ndërsa nga viti 2015 e këndej, po jetësohet pikrisht ajo bisedë telefonike e sekretarit tënd, Irsal Jakupi, me mikun e vet të ngushtë, Miralem Hasani, për ta vjedhur deri në pikë të fundit haxhin (Kliko linkun https://toptetova.wordpress.com/2018/04/26/ku-je-be-o-hoxho/). Mos ju kanë involvuar në këtë skenar të tmerrshëm edhe ju, z. kryetar?

Edhe diçka? Në të gjtiha vendet e botës ku myslimanët zhvillojnë jetën e tyre fetare në mënyrë institucionale, funskionojnë departamentet, sektoret, drejtoritë e haxhit të cilët edhe përgjigjen për çdo dështim eventual, apo keqorganizim. Pse vetëm te ne, organizimi i haxhit ngelë kompetencë, e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e Sulejman Rexhepit? Mjaft më se u bëmë rezil!

(Pasojnë nënshkrimet e 9 mytinjëve të Myftinive të vendit)


/topTetova/
26.04.2018