Për Mulla Sulën dehja me raki është “normë islame”?!?

Në një shkrim më herët është thënë se, së shpejti do të nisë botimi i disa fakteve me qëllim që ta përgënjeshtrojmë “vedimin” e Mulla Sulës me të cilin largon teologë të respektuar me motivacion se kanë punuar jashtë normave islame dhe duke shkelur rregulloren e BFI-së. I vetmi njeri në BFI i cili natë e ditë punon duke shkelur norma islame dhe rregullore është vetë Sulejman Rexhepi, i cili, në asnjë sekond të frymmarrjes së tij nuk është në kuadër të normave islame.
Sulejman Rexhepi largon nga puna si dhe u kërcënohet të gjithë atyreve që mund të pijnë një kafe me Afrim Tahirin. Se çka e frikëson ky teolog i respektuar këtë mund ta dijë vetëm Mulla Sula. Të gjithë ata që nuk vihen qorrazi në shërbim të Sulejman Rexhepit, madje edhe ata që nuk pranojnë që ta luftojnë apo ta spiunojnë Afrim Tahirin, sakaq shpallen si të pushuar nga puna “sepse ka shkelur normat islame...”!
Po për shembull, kolumnëshkruesi i tij, Agim Mehmeti, i cili, ndonëse u pensionua, pas hot telefonatave të një “zoje të nderueme”, sërish do të rikthehet në punë, a është duke vepruar në suaza të normave islame! Në fotografinë e më poshtme, të publikuar kohë më parë nga një aheng familjar, me rastin e rikthimit të tij në punës, vërehet se si është bërë tapë i dehur, me alkool e birra para vetes! Po, Agim Mehmeti shkruan kollumne në emër të Sulejman Rexhepit dhe mbahet në punë. Por, a është normë islame dehja e tij? Sulejman Rexhepi mund ta durojë shpenzimin e fitrit dhe të zeqatit vetëm nëpër kazino, nëpër sauna, nëpër pufe e lokal nate, në zina e gjuajtje të derrave për konsumim në emër të ilaçit. Me rëndësi është që t’i mbahet iso-ja në luftën e tij kundër normave islame, sepse, është i vetëdijshëm që në kushte normale do të eliminohej nga skena publike pikërisht për shkak të shkeljeve të të gjitha normave islame.
Hani, pini... me rëndësi është që t’i shërbeni si robër Mulla Sulës dhe të rrini sa më larg Afrim Tahirit.

/hapur.mozello.com/ 03.04.2018