Shërbesa ndaj djallit me profil të Mulla Sulës

Prej kur na qenka normë islame, apo rregullore e BFI-së, t’i shërbeshë zullumqarit, i cili, për interesa të veta meskine, pa kurrfarë kuorumi dhe organi vetë punëson e vetë emëron persona nëpër poste fiktive! Edhe alamet itelektualësh edhe kaq naivë, kaq të pakurrizë, kaq lakej sa të pranojnë t’i shërbejnë edhe më të keqit nga më të këqinjtë?

Në vend se t’i shërbejnë diturisë, vlerës më të lartë islame, ata e braktisin këtë shërbesë dhe i nënshtrone Sueljman Rexhepit. Qani Nesimi, Qenan Ismaili, ai tjetri, myftia i kotë i Shtipit, a nuk janë prototipë të shkatërrimtarëve që me gjithë shpirt pranojnë që pa të drejtë e pa meritë të ngriten në poste vetëm e vetëm që të kenë rastin t’i shërbejnë djallit!

Shërbesa ndaj djallit me profil të Mulla Sulës nuk është normë islame, nuk ka qenë dhe kurrë nuk mund të jetë!

/hapur.mozello.com/

15.04.2018