BFI e Mulla Sulës ende pa marrëveshje zytare për organizimin e haxhit

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë e drejtuar nga Sulejman Rexhepi akoma nuk e ka të definuar çështjen e kuotës së vizave për besimtarët musliman të Maqedonisë që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta këtë vitë. Për dallim nga BFI, bashkësitë islame të rajonit, që nga muaji mars i kanë nënshkruar marrëveshjet me autoritetet arabe për sa i përket organizimit dhe shkuarjes në Haxh. Madje autoritetet arabe tashmë kanë caktuar edhe kuotat për secilën bashkësi myslimane në rajon, me përjashtim të BFI-së. BFI-ja, për sherr të Sulejman Rexhepit, dhe organizimit jashtzakonisht të dobët vitin e kaluar, është e vetmja që nuk ka nënshkruar kontratë por që nuk ka as edhe kuotë.

Rreth organizimit t
ë vitit të kaluar, mjafton që të ndiqni videon që e keni në këtë link:

https://www.youtube.com/watch?v=u2m0PPhKmxk&t=8s