BFI-ja e Sulejman Rexhepit axhendë e liderëve të BE-së në Sofje



Keqpërdorimi finansiar dhe shpërdorimi i misionit fetar që ndodhë në Bashkësinë Islame të Mulla Sulës ka qenë një brengë tjetër e evropianëve që i është thënë në fytyrë palës maqedenase. Një shtet me një Institucion aq problematik siç është aktualisht BFI-ja e Mulla Sulës, nuk mund të ëndërrojë fillimin e negociatave për inkuadrim në BE

Shkruan Andi Rakipi


Në takimin e liderëve të BE-së që këto ditë u mblodhën në Sofje, veç tjerash është diskutuar edhe (mos)përfshirja e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Fatkeqësisht, edhe kësaj radhe, vetëm dy shteteve i janë shtuar kriteret për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Shqipëria dhe Maqedonia lënë shumë për të dëshiruar në reforma në sferën e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nga Shqipëria dhe Maqedonia presin veting të plotë dhe kapje të “peshqëve të mëdhenj”! Në sferën e drejtësisë të dy këto shtete janë vlerësuar lëndë gjyqësore rekord të pa përpunuara. Kjo dukuri i hap shteg korrupsionit ndërsa korrupsioni me të madhe ia hap dyert sjelljeve ekstremiste por edhe banditizmit të shoqërisë, përkatësisht, terrorizmit! Pra, qeveria shqiptare si dhe ajo maqedonase as që guxojnë të ëndërrojnë pa u pastruar fillimisht nga këto dukuri që kërkojnë një lidership të pastër dhe të vendosur në përmbushjen e detyrave të shtëpisë dhënë nga BE-ja.
Siç merret vesh nga disa burime diplomatike, kuluareve të këtij takimi të liderëve evropian, është diskutuar edhe për komunitetet fetare dhe për lidershipin e tyre. Është konstatuar se Kisha Ortodokse Serbe jo vetëm që është politizuar së tepërmi por është në gjendje që edhe të nxisë, të përkrahe dhe të ndihmojë një levizje të dhunshme deri në aksione terroriste. Kjo kishtë është vlerësuar si mē e matur ne Kosovë, kurse në Shqipëri është vlerësuar si teper koperative. Nga ana tjeter, qeveria shqiptare, kosovare dhe ajo maqedonase jane vlerësuar për hapin e ndërmarrur kundër ekstremistëve dhe radikalistëve fetare të lidhur me strukturat e ISIS-it. Por janë kritikuar që kjo dukuri èshtë luftuar vetëm ndër subjektet private, ndërkohë që në emër të koperimit me Institucionet e komuniteteve myslimane, janë lënë jashtë kontrollit pikërisht Institucionet në fjalë. Me theks të veçantë delegacioni gjerman ka përmendur Bashkësinë Islame të Mulla Sulës si vatër shumë e rrezikshme ku vlon korrupsioni dhe krimi i organizuar, si institucion jo stabil ku punësohen e pushohen elementë radikalë, vehabistë që aq radikalë nuk i ke as në Arabinë Saudite. Keqpërdorimi finansiar dhe shpërdorimi i misionit fetar që ndodhë në Bashkësinë Islame të Mulla Sulës ka qenë një brengë tjetër e evropianëve që i është thënë në fytyrë palës maqedenase. Një shtet me një Institucion aq problematik siç është aktualisht BFI-ja e Mulla Sulës, nuk mund të ëndërrojë fillimin e negociatave për inkuadrim në BE.
Me t’u kthyer nga Sofja, Sulejman Rexhepi është parë në zyret e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe, po flitet se i jane kumtuar të gjitha vërejtjet e ndërkombëtarëve. Nuk dihet akoma në i kanë thënë që të bëhet gati ngjashëm si Nikolla Gruevski që të përballet me hapjen e proceseve gjyqësore dhe me kumtimin e dënimeve eventuale, apo prej tij është kërkuar që sa më parë të “pensionohet”! Reforma të thella e presin BFI-në e cila sa më parë duhet të shpëtojë nga kthetrat e pista të Sulejman Rexhepit i cili tashmë po përmendet si njeri i ligë jo vetëm në Lindje por edhe në Perëndim.

/botapress.info/
19.05.2018