Kur premtimi ia zë frymën Mulla Sulës

Ç’e gjeti sot Mulla Sulën deri sa po ju fliste të pranishmëve në cermoninë e përcjelljes së gjeneratës së IX të medresanteve të Shkupit. Sakaq iu ndal fryma, i humbën fuqitë, iu zbeh fytyra dhe, sa nuk ra në zuzë! Diçka e rëndë po e mundonte Mulla Sulën

Këto ditë, po përcillen maturantet medresante të gjeneratave të ndryshme pranë paraleleve për vajza në Medresenë “Isa Beu”! Dje në Gostivar e në Tetovë, kurse sot në Shkup! Nëpër këto ceremoni tradicionale ka prezantuar edhe uzurpatori i BFI-së, Mulla Sula, i cili, i uron maturantet për sukseset e arritura dhe, duke i privuar nga e drejta që edhe ato të festojnë dhe të krenohen për një çast, bashkarisht me familjarët e tyre, për këtë sukses të pamohueshëm, ato detyrohen dhunshëm t’i nënshtrohen organizimeve steriotipe e maskuliste plot injorancë, të dëgjojnë kopalla të Sulejman Rexhepit, keqcitime të ajeteve e të haditheve si prej një njeriu që rastësisht e flet shkel e shko gjuhën arabe.
Mulla Sula ju thotë se është shumë i gëzuar për suksesin e tyre, ndërsa atë gëzim e ka vetëm deklarativisht! Ku ngelën dhuratat e shpërblimet për, bie fjala, nxënësen e gjeneratës, për më të dalluarën në një lëmi të caktuar, për pesë më të mirat që do të studiojnë gratis në FSHI, ose, pse jo, ku ngeli premtimi për të gjitha ato vajza që vendosin të studiojnë në FSHI do ta kenë gratis ndërsa shpenzimet do t’ua mbulojë BFI-ja e uzurpuar, e cila është bërë telef duke u shnukur nga djemtë dhe nipat e Mulla Sulës, të cilët, shpenzimet ditore i kanë minimum nga nja 300 euro për shoq! Ku ngelën premtimet dhe propozimet e ndryshm të cilat do të ndikonin në motivimin e nxënëseve duke hyrë në gara të shëndetshme me njëra tjetrën!
Ah, po, Mulla Sula, vitin e kaluar e dha një premtim, ndërsa sivjet para maturanteve të Shkupit u turpërua aq keq sa, sakaq e braktisën të gjitha fuqitë. Si ishte duke pallamudë, sakaq iu kujtua fudi i fjalimit dhe, i vajti mendja te fundi i fjalimit të vjetëm. Mulla Sula, vjen, fjalimin e vet, para gjeneratës së VIII të medresanteve të Medresesë Isa Beu, do ta përfundojë me këtë fjali: “Të ndëruar maturante ju premtoj se vitin tjetër Medreseja do të ket një objekt të ri që do t’i plotësoj të gjitha kushtet.” Sot, duke e përfunduar fundin e fjalimit të vet, duke iu kujtuar fundi i fjalmit të vitit të kaluar, sakaq i humbi fuqia, iu shterr fyti, e kapi një aritmi e tmerrshme dhe, shpejt e shpejt e përfundoi. Si duket, për herë të parë e ndjeu se tërë kohës paska qenë në lajthitje kur ka menduar se ai është “vetë shteti”! Sepse, shteti di të premtojë, di të gënjejë, di të vjedhë, di të vrasë, di të burgosë i di dhe i bën të gjitha prapshtitë, pa i dhënë askujt llogari! Për herë të parë, Mulla Sula, ndjeu se është hiç kërkushi, meqë di vetëm të gënjejë dhe të mos realizojë qoftë edhe një premtim më simbolik. Sot Mulla Sula ndjeu se tashmë i paska shitë drunjtë!
P.s. Në linkun e më poshtëm e keni fjalimin e Mulla Sulës në të cilën e shqiptoi premtimin asnjëherë të realizueshëm prej tij (ndoshta po prej Rufatit të FRI-së.)



/topTetova/ 
/pertejlajmit/
03.05.2018