Mustafa Dauti më shumë po vjedh se po shpërndanë nga ndihmat humanitare

Ujku qimen e ndërron por zanatin jo! Mustafa Dauti edhe sikur të bëhet drejtor i UNICEF-it, pra, i një organizate humanitare që ndihmon anekënd botës, ai sërish hajninë nuk do ta harrojë. E ka në gjakë! Tërë vitin rri e mrizon si i pashpirt, kurse kur të vie muaji i Ramazanit, imponohet si aktivist i Drejtorisë së Dijanetit të Turqisë, e cila me rastin e muajit të agjërimit shpërndanë ndihma humanitare anekedn botës islame, pra, edhe në Maqedoni. OH Hilal i Mustafa Dautit dhe i Mulla Sulës veçse sa kalojnë në servis të Dijanetit të Turqisë, dhe jo se ka ndonjë partneritet në mes të Dijanetit dhe BFI-së së Mulla Sulës. Thjesht, Mustafa dhe Sulja i kryejnë punët e servisimit të ndihmave që iu vijnë nga jashtë, prandaj edhe tolerohen që të vjedhin paaak nga ndihmat, por jo kaq shumë sa vjedh Mustafa Dauti. Këtë hajni, natyrisht, Mustafa Dauti e kryen jo vetëm për vete, por më shumë për Mulla Sulën, restoranti i të cilit funksionon në masë të konsiderueshme nga këto ndihma që vidhen pa hesap si dhe nga mishi i kurbanëve që vidhet e magazinohet, pak për myshteritë e Mulla Sulës, pak për zagarët e tij!

Definitivisht, Mustafa Dauti është hileqar i paparë! Ofrohet vullnetarisht si servis, për ç’gjë edhe mund t’i ndajë për vete nja dy-trte paketë, por jo të vjedhë me tonelata! Deri më sot ka shpërndarë: në territorin e Myftinisë së Shkupit 1200 kg, ndonëse i ka paraqitur si tetë mijë kilogram. Në territorin e Gostivarit ka shpërndarë 1010 kg. kurse ka raportuar se ka shpërndarë gjashtë mijë kilogram. Në Tetovë ka shpërndarë 1180 kg, kurse raporton se ka shpërndarë shtatë mij kilogram produkte ushqimore dhe higjienike! Pra, gjithësej ka shpërndarë rreth 3400 kg. pra, rreth tre ton e gjysëm, kurse rapoton se ka shpërndarë 21 000 kg, ose 21 ton! A ka kuptim kjo? Shpërndanë tre ton kurse vjedh 20 ton! Një e treta e ndihmave humanitare që kanë arritur nga Drejtoria e Dijanetit të Turqisë veçmë janë shpërndarë sipas Mustafa Dautit!

Nuk është vetëm kjo hajni e lavatriçes së parave dhe të punëve të pista të Mulla Sulës. Hajnia është në esencë, që nga tërheqja prej doganave të Maqedonisë, ku i vjedh një ton kafe, përkatësisht, pesë ton çaj, dhe, për të vazhduar pastaj me vjedhjen tepër naive! I keni parë ato pak paketa që i shpërndanë Mustafa Dauti dhe që për ato falënderon Dijanetin turk! Në asnjë nga ato pakot nuk ka kurrfarë amblemi të Dijanetit të Turqisë, por, të gjitha pakot mbajnë të ngjitur nga një letër ku spikatet emblema e OH HILAL, që i bie se ndihmat janë të Hilalit!

A ka gjë më islame se sa të dilet para popullit mysliman, si me rastin e përcjelljes së mesazhit të Ramazanit, dhe t’ju thuhet popullatës myslimane, shtresës së varfër se, na ka arritur një kontigjen i madh me ndihma humanitare të cilat na i dërgon Drejtoria e Dijanetit të Turqisë kurse OH HILAL e BFI-së së Mulla Sulës do të jetë vetëm një servis i Dijanetit me qëllim të shpërndarjes së kësaj ndihme deri te myslimanët tanë të varfër. Pra, edhe BFI-ja e Mulla Sulës përfshihet në këtë aktivitet humanitar që na e mundëson Dijaneti i Turqisë! Ky veprim do të ishte pastër veprim islam dhe jo kjo çfarë bëjnë Mustafat e Suljat, të cilët pa fije turpi vjedhin me bulduzherë e jo me grushta.

Natyrisht, për këtë vjedhje të Mustafa Dautit informohet edhe vetë Dijaneti, madje drejt për drejt nga vetë teologët, myftinjtë, “fukarenjtë”! Nuk ia fshehin këtë veprim prej hajni Mustafa Dautit, për më tepër që organikisht nuk mund ta durojnë. Për këto tre ditë më shumë ka shkaktuar probleme nëpër Myftini e nëpër xhami se sa ka bërë ndonjë punë të hajrit, sepse, duke vjedhur ndihma po mbesin jasht përfshirjes me qindra familje të varfëra, të cilat po bëjnë presion dhe arsyeshëm po ankohen nëpër myftini, nëpër xhami dhe në BFI, duke akuzuar në stilin “pse po rreni, nuk po ndani ndihma, po ua jepni njerëzve të juaj! Fukaratë ngelën duke vrapuar prej xhamie në xhami…”

Dhe, kur është fjala që të dilet prej situate të palakmueshme, sakaq iu drejtohen të varfërve: “Nuk kemi se çka të bëjmë, aq ndihma na ka dërguar Dijaneti, i cili më tepër po bën hajgare me të varfërit tanë se sa po ndihmon. Nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi të detyruar që t’i shpërndajmë këto pakë pako që na kanë arritur se do të na myken nëpër magaze…”!

OH Hilal nuk ka kurrfarë magaze, nuk ka kurrfarë kryesie, nuk ka kurrfarë bordi, nuk ka kurrfarë dege e nëndege, thjesht, është shoqatë individ, e cila 11 muaj pauzon dhe vetëm një muaj shpërndanë ndihmat e Dijanetit. Të bëjë ndonjë aksion për të tubuar ndihma ka frikë se do të mblidhen shumë e nuk kanë ku i magazinojnë. Kështu arsyetohen se pse rrinë pasivë, dhe jo se mund të turpërohen duke i injoruar të gjithë të cilëve do t’ju drejtoheshin për donacione.

Vjedhja e Mustafa Dautit ka dalur tashmë ditë me diell! Dhe, në këtë diell me dhëmbë, herë rrezitet Mulla Sula e herë del e mrizon në këndin e KONAKUT, i cili është bërë ushujzë gjigante e BFI-së së Mulla Sulës. A do t’ju shkojë gjithmonë kungulli mbi ujë?!

/topTetova/

1KlikLarg/