Shaqiri: Do të ishte mirë që Mulla Sulën sa më shpesh ta shofim nëpër intervista të këtilla


"Deri para tre - katër viteve Mulla Sula nuk dilte nëpër emisione lidhur me këto tema, tash duke e ditur se nuk e ka asnjë të hajrit brenda Rijasetit si dhe duke mos i zënë besë askuj, e kemi shumë ma shpesh nëpër ekrane televizive. Unë me shokët e gjeneratës sime po dhe me të tjerë, shpesh e themi se Mulla Sula më shumë ka dalë ekraneve televizive gjatë dy viteve të fundit se sa gjatë gjithë karrierës së tij. Paraqitjet e shpeshta të Mulla Sulës përmes ekraneve televizive po mundësojnë që ta njofin pak më lehtë natyrën e tij të vërtetë, stilet e tija të veprimit dhe kapacitetin e tij intelektual. Pra, Sulën nuk mund ta njihni përmes njoftimeve, kumtesave dhe kolumnave, sepse ato megjithatë dikush ia bën gati dhe sadokudo mbahet pak llogari. Mulla Sulën mund ta njihni përmes paraqitjeve të këtilla televizive si dhe përmes fjalimeve që i mban me rastet e sunetimeve, hatmeve, gurthemeleve ose hapjeve të xhamive, në këto raste e keni Mulla Sulën origjinal. Aty shifet se me çfar fjalori ai komunikon me institucionet, zyrtarët, diplomatët dhe mbarë opinionin! Ish sekretari gjeneral i BFI-së Afrim Tahiri para disa viteve pat deklaruar se Sulejman Rexhepit mjafton tia japësh mikrofonin në dorë, ai përnjëherë do t’i krijoj vetes armiq!
Marrë parasyshë reagimet e mediumeve si dhe opinionit në përgjithësi lidhur me intervistën e tij të fundit për TV ART, po vërtetohet se brenda Rijasetit shumë pak mbajnë llogari për imazhin e shefit të tyre, ose ky fare nuk konsultohet me asnjeri se cilat duhet të jenë pikat që duhet t’i thuhen publikut e cilat jo, cilat çështje përputhen me strategjinë e BFI-së e cilat e dëmtojnë atë…
Sidoqoft, Mulla Sula është shumë i sigurt se është i vetëdijshëm për situatat në të cilat ka rënë, siç është i vetëdishëm se ai me paraqitjet e tija spektakolare, duke ua hedhur fajet të tjerëve, së paku ia arrinë sadopak të shpëlahet nga një pjesë e gjynaheve! Nëse kjo kështu si është filluar jep rezultate, atëherë do të ishte mirë që sa më shpesh ta shofim nëpër intervista të këtilla! Edhe populli ka nevoj për paraqitje atraktive, përse të mos dijnë se si flet Reisi i tyre me Zoran Zaevin, Gjorgje Ivanovin, Ali Ahmetin, ambasadorët e huaj etj. Me këtë rast, apeloj deri te televizionet e vendit dhe më gjërë, sa ma shpesh t’i jepet mundësia Sulejman Rexhepit, sa më shpeh jepjani mikrofonin, nëse doni ju të shtoni shikueshmërinë, kurse atij t’i shtohet “nami”!