Tahiri: Sulejman Rexhepi armiku më i madh...

Mulla Sula sërish kryelajm në Maqedoni. Ai përmes një interviste dhënë Tv ART ka lëshuar disa deklerata të cilat kanë shkaktuar reagime të shumta, me theks të veçant ato të cilat kishin të bëjnë me politiken, me rolin e tij mes artive, "bomba" e tij kundër politikanëve etj. Në këtë ka reaguar shkurtimisht edhe ish Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së Afrim Tahiri, tani një nga më të zëshmit kundër kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepit, i cili pohon se angazhimi i tij kundër zullumit të Sulejman Rexhepit ka bërë që disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm ta llogarisin atë si armikun më të madh të Sulejman Rexhepit. Në këtë, Tahiri thotë se u është përgjigjur me fjalët:

"Armiku më i madh i Sulejman Rexhepit është Sulejman Rexhepi!"

Kliko linkun për të ndjekur edhe një pjesë nga intervista e Sulejman Rexhepit dhënë për Tv ART.