U ndez Mulla Sula (Foto dhe Video)

Mos u nxej Mulla Sulë, sepse tashmë ke pjerdhur në shishe dhe na ke bërë helaç! Je turpi i kombit dhe katastrofa e shqiptarisë. Je model i anti-gjyshit! Këtë e dëshmove edhe në një pseudointervistë të kotë me gazetar, siç thua vetë, të korruptuar me 50 euro në MTV2

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti



Nëpër portale të ndryshme po qarkullon një intervistë e kurdisur televizive me Sulejman Rexhepin të cilën kësaj radhe na e keqgatoi Zerijeta Jahjaga. Nejse, respekt për gazetaren, e cila, e korruptuar “pa dashje” ka vendosur që ta rehabilitojë Sulejman Rexhepin pas insistimit të tij këmbëngultës e prej manjaku, sidomos pas rrëqethjes që e përjetoi tërë kori diplomatik nga një foto e Mulla Sulës ku ai shihet me një armë ushtarake, snajper i ushtrisë amerikane që mund të shihet vetëm në aksione luftarake.

Nuk është hera e parë që Sulejman Rexhepi e tronditë mbarë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm me të tilla gjeste idiotike. Por, kësaj radhe, në kulmin e angazhimeve perëndimore në luftë kundër radikalizmit dhe ekstremizmi fetar, Sulejman Rexhepi na del në foto me snajper dhe, si “lider fetar islam” nuk dihet se kujt ia dërgon mesazhin përmes asaj poze prej debilli!

Sulejman Rexhepi paskësh kurdisur një bisedë televizive me qëllim që të rehabilitohet edhe si gjysh! Nëse gazetarja nuk ka informacione, nuk e njeh sa duhet familjen e Sulejman Rexhepit, kjo nuk do të thotë se mund t’i japë hapësirë tjetrit që ta manipulojë opinionin e gjërë. Sepse, nuk ka shqiptar në Maqedoni (besa edhe faktorë ndërkombëtarë) që nuk e dinë se cila është “edukata prej gjyshi” që Mulla Sula ua jep nipërve të tij (mbesat, meqë si natyrë janë delikate, nuk kanë të bëjnë asgjë me maskuilitetin fals të gjyshit të tyre).

Mulla Sula po u lexuaka nipave e mbesave tregim sidomos nga opusi i urtësisë popullore!!! Po ku i di këto Mulla Sula! Le ta fotografojë vetëm nje çerek rafti prej gjysëm metro me libra për fëmijë! Le t’i nxjerrë librat e bagazhit të letërsisë popullore! Një titull! Nejse, kjo është punë e tij, punë e një gjyshi injorant, se i pashkolli të paktën di të rrëfejë ndonjë përallë që e ka dëgjuar nga gjyshërit e vet.

Konkretisht, nipi i tij, që qenka “trashëgimtar”, na qenka ai që i tallë të gjithë ata që nuk kanë shpirt që ta kuptojnë hajgaren, ta tolerojnë lojën etj etj.! E para, nipi i tij nuk ka kurrgjë çka të trashëgojë prej Sulejman Rexhepit. Shumë shpejt ai do të insistojë që edhe emrin ta ndërrojë, sepse do të turpërohet nga veprimet prej një cubi e kaçaku që i ka kryer “gjyshi hoxhë” i tij! Gjysh Mulla Sula duhet të dijë se bota normale, bota e civilizuar, bota racionale, një gjysh të tillë menjëherë e fut në burg, sepse, insiston që nipi i vet të rritet me armë në dorë, insiston që një ditë nipi i tij të bëhet i dhunshëm, t’i dalë me dhunë e me armë zot të bëmave prej krimineli të gjyshit të tij! Mulla Sula është mirë të ulet dhe ta bëjë “hafëz” filmin “Grandfadher”, apo “Gjyshi”, apo i njohur si KUMBARI!

Mulla Sula e paska stërvitur nipin e vet 5-6 vjetë se si ta përdorë armën, kurse “u ndez krejt Makedonia”! Po Mulla Sulën kush e ndozi që të jetë kaq i zjarrtë në këtë deklaratë në kohën kur kundër atyre pamjeve filmike dhe kundër fotografisë së tij me snajper në dorë, më së shumë që u tmerruan ishin vetë faktorët ndërkombëarë që veprojnë në Maqedoni! Paramendoni një klerik i feve të tjera me armë në dorë, një lider fetar me snajper, apo duke i stërvitur nipërit për luftë! Dhe ky “trashëgimtar” i Mulla Sulës na qenka më i aftë se një 30 vjeçar si në armë ashtu edhe në pendë!

Nipërit e Mulla Sulës janë arrogantët më të fëlliqtë që i ka toka shqiptare, ata nuk dinë asgjë nga fëmijëria! Nipërit e Mulla Sulës ia shajnë gruan Mulla Sulës, pastaj ua shajnë nënat baballarëve të vet, ua shajnë motrat, shahen në mes vete me nënë e me motër; nipërit e Mulla Sulës në shkollë janë vagabondët më të mëdhenj, me të cilët nuk guxon të bëjë fjalë as personeli arsimor; nipërit e Mulla Sulë i përdorin telefonat për t’u marrur vesh se kur duhet të dalin nga ora e mësimit, të marrin Audinë zyrtare të BFI-së dhe të fluturojnë në Jahja Pashë, te Pllaseti, për të hëngër dynerë!

Vërtet, pse Mulla Sula nuk ia përmendi këtë aftësi nipit të vet! Askund nuk foli se e ka shofer të mirë! Nipi i cili është gëzuar nga gjyshi duke ia blerë GOLF 7, në vlerë prej 37 mij eurove për ditëlindjen e tij, nga ajo shumë e mbledhur për fëmijët e tmerruar të Hasanbegut nga vërshima tragjike e që kurrë nuk përfunduan në xhepat e tyre. Pse nuk e përmendi në atë intervistë fund e krye demagogjike talentin e nipërve për t’i uzurpuar makinat zyrtare të BFI-së dhe për të bërë qejfe rrugëve Shkup-Sullare e Epërme!

Deshti apo nuk deshti Mulla Sula të pranojë, nipërit e tij i ka marrur më qafë, ata do të jenë llumi i shqiptarisë sado që mund të kenë emra me të cilët ai mundohet ta kamuflojë karrierën e vet prej polici dhe udbashi.

Një tekst psikologjik për Sulejman Rexhepin, në vend se për nipërit e tij të cilët as që kanë dëgjuar nocione që i përkasin opusit të kulturës:

– Numroi 3 shfaqje për fëmijë që në jetë të vet i kanë parë nipërit e tu, qoftë kjo dhe në televizion!

– numëroi tri tituj librash për fëmijë të cilët i kanë lexuar nipërit e tu!

– numëroi tri kafshë të egra të cilët nipërit e tu i kanë parë në kopshtin zologjik!

– nënvizoi tri ditë kur nipërit e tu kanë qenë të rregullt në shkollë!

– numëroi tri koncerte për fëmijë në të cilët kanë prezantuar nipërit e tu!

– numëroi tri parqe natyrore të cilat i kanë vizituar nipërit e tu!

– thuaje vetëm një javë, një ditë, një orë kur nipërit e tu nuk të kanë sharë ty apo baballarët e tyre, me nënë, me grua e me motër!

– numëroi tri armë dore të cilët nipërit e tu nuk dinë t’i përdorin dhe me të cilat ata nuk kanë gjuajtur!

– nënvizoi tri emra shokësh të gjeneratës së nipërve të tu me të cilët ata luajnë bashkë, natë e ditë!

– a mund të na i nisish tani tri foto që paraqesin tri letra të nipërve të tu që ia kanë nisur gjyshit të tyre me qëllim që ta shohim nevilen e “pendës” së tyre.

Mos u nxej Mulla Sulë, sepse tashmë ke pjerdhur në shishe dhe na ke bërë helaç! Je turpi i kombit dhe katastrofa e shqiptarisë. Jo model i anti-gjyshit! Këtë e dëshmove edhe në një pseudointervistë të kotë me gazetar, siç thua vetë, të korruptuar me 50 euro në MTV2.