Punëtorët e BFI-së i drejtohen ish-sekretarit të tyre, Afrim Tahirit

“Unë, si asnjëherë më parë i drejtohem të gjithë myslimanëve të Maqedonisë dhe diasporës sonë që, fitrat dhe zeqatet t’i derdhin në kacën e BFI-së, sepse ato nuk jepen për Sulejman Rexhepin por për Medresenë Isa Beu si dhe për FSHI-në. Nëse këto të ardhura keqpërdoren nga Sulejman Rexhepi, siç po keqpërdoren në fakt, do të vie shumë shpejt dita kur do të përgjigjet edhe penalisht edhe moralisht për dëmet që po ia shkakton BFI-së.”, thotë Afrim Tahiri



Një letër të gjatë e kanë adresuar deri te Afrim Tahiri një numër i respektueshëm profesorësh dhe nëpunësish të institucioneve arsimore dhe të vetë BFI-së. Në letër, në mënyrë kronologjike sillen të gjitha problemet me të cilat përballen nëpunësit e BFI-së që nga momenti i daljes së Afrim Tairit nga BFI-ja, si dhe nënvizohen të gjitha pasojat e shkaktuara nga kjo dalje që shënon momentin e azdisjes së Mulla Sulës e deri te shantazhet, kërcënimet dhe detyrimet e dhunshme për t’u bërë pjesë e pandashme e lojës së Mulla Sulës e cila po përfundon në dëmtim fatal të BFI-së.

Të nënshkruarit e kësaj letre, po ashtu, flasin për pamundësinë për t’iu kundërvënë kësaj loje, sepse, kërcënimet e Mulla Sulës i tejkalojnë kufjtë e personales, duke e shtrirë kërcënimin mbi çdo pjesëtarë të familjes, duke i kërcënuar me pushtet e me forcë eliminimi. Prandaj, e përfundojnë letrën ata, me një lutje të thellë që sa më parë të shkaktojë atë revulucion aq të pritshëm dhe t’i sendërtojë të gjitha ato reforma që i parasheh platforma e tij sa kombëtare aq edhe fetare.

Ndonëse me çdo njërin ka realizuar kontakt veç e veç duke marrur edhe pëlqimin e tyre për pubikimin e letrës, megjithatë, Afrim Tahiri thotë se nuk do ta bëjë publike letrën në fjalë deri sa nuk do të kalojë Muaji i Ramazanit, sepse, thotë efendi Tahiri “gjendemi në prag të realizimit të aksioneve fetare, të cilat sigurojnë fonde dhe buxhet për mirëmbajtjen e institucioneve fetare islame në vend.” Afrm Tahiri e ka shqetësim të madh tërë këtë detronizim të BFI-së për shkak të njeriut më të papërgjegjshëm që ka pasur ndonjëherë BFI e Mulla Sulës. “Është çështje ditësh se kur do të ikë Sulejman Rexhepi, kurse ne, në emër të këtij dëbimi, nuk guxojmë që të krijojmë traditë bojkoti të institucioneve dhe organeve të BFI-së. Unë, si asnjëherë më parë i drejtohem të gjithë myslimanëve të Maqedonisë dhe diasporës që, fitrat dhe zeqatet t’i derdhin në kacën e BFI-së, sepse ato nuk jepen për Sulejman Rexhepin por për Medresenë Isa Beu si dhe për FSHI-në. Nëse këto të ardhura keqpërdoren nga Sulejman Rexhepi, siç po keqpërdoren në fakt, do të vie shumë shpejt dita kur do të përgjigjet edhe penalisht edhe moralisht për dëmet që po ia shkakton BFI-së.”, thotë Afrim Tahiri për të vazhduar: “Një cunami-lëvizje e papërballeshme është nisur drejt Sulejman Rexhepit dhe, as që bëhet fjali t’i përballojë efektit të kësaj lëvizje Është çështje ditësh kur do ta godasë dhe Sulejman Rexhepi me tajfën e vet do të përfundojnë në marginat e faqeve të trishta të historikut të BFI-së dhe të myslimanëve të vendit.”, ka përfunduar efendi Tahiri.