Hipokrizi dhe manipulim në emër të fesë

Sesionin e BFI-së së Sulejman Rexhepit mund ta arsyetojë vetëm nëse në prapavijën e saj është strategjia demaskuese e Sulejman Rexhepit, si shkelësi historik dhe mosperfillesi i Kushtetutes së këtij Institucioni dhe i të gjitha akteve normative nga ana e tij


Në "portalin" e murit të BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, sot u publikua një informacion që kishte të bëjë me një aktivitet-sesion me temën “KARTA E MEDINËS, PRIJATARE E DEKLARATËS UNIVERSALE TË OKB-së PËR TË DREJTAT E NJERIUT”


Pa dyshim, synim megaloman dhe shumë pretencioz kjo nga ana e pulenëve të Sulejman Rexhepit, të cilët mëtojnë ta paraqesin Mullain e tyre si person konstitucionalist!
Ose, në mungesë të guximit, të frikësuar nga sharjet e pista të Sulejman Rexhepit, kanë thurrur një strategji që tërthorazia t'ia bëjnë me dije që tashmë totalisht ka shkja nga porositë e Pejgamberit a.s. që janë gravuar edhe në këtë Deklaratë të pashembullt ne historinë e njerëzimit.
Ndryshe, nëse kanë ngelur pa tema bashkëkohore që do të kishin tërhequr paralele apo që do t'ia përkuntonin Sulejman Rexhepit se si duhet të jetë një prijës mysliman, atëherë LEVIZJA MYSLIMANE PER REFORMA NE BFI ua perkujton pulenëve të tij se mund të kishin trajtuar tema qe do t'i shoshisnin problematikat, si psh:

- Sulejman Rexhepi si shkelësi absolut i Kushtetutës së BFI-së,

- Ndryshimet kushtetutare dhe mosperfillja e organeve përgjegjëse për këto ndryshime,

- Shkeljet kushtetutare dhe rregullative gjate emërimit pa kompetenca të organeve të BFI-së,

- Tradhëtia kombëtare dhe aktet raciste si pasojë e neglizhimit të Kushtetutës së BFI-së nga ana e Sulejman Rexhepit,

- Manipulimi me Kushtetutën e BFI-së si trampolinë e Sulejman Rexhepit për t'u hedhur në haram,

- Mohimi i Kushtetutës së BFI-së si pasojë e autokracisë alla-eskobariane të Sulejman Rexhepit, etj. etj.

Bashkëpunëtorët e Sulejman Rexhepit do të duhej që të jetë më të drejteperdrejtë në planet komparative mes të kaluares dhe të tashmes së myslimanëve të Maqedonisë dhe mos ta rrahin këtë problematikë duke i rënë kah Kina.

Levizja Myslimane për Reforma në BFI