Prof. Aziri: PO, Platformës: “Lëvizja Myslimane për reforma në BFI”

Prof. Shaban Azir ka dhënë një PO të madhe për Platformën e LMR-së e cila, siç shprehet profesori i nderuar, mundëson për të luftuar së bashku klanizimin e BFI-së, keqpërdorimin finansiar, për të luftuar tepsixhinjtë e parazitët e çdo niveli dhe duke reaguar ndaj tyre me zero tolerancë, për të nxitur e garantuar zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare ose vetjake të çdo teologu apo shqetësimin e çdo myslimani.


Postimi i plotë i prof.Shaban Aziri në Facebook:



"Pas leximit dhe analizës qi i bëra Platformës “Lëvizja Myslimane për reforma në BFI”, me kënqësi i dhash një PO, sepse është një platformë e cila hapë dyert e bashkëveprimit dhe bashkëvendosjes për një Komunitet Mysliman që e duam të gjithë ne, e hapur për komunikim dhe ndërveprim me çdo qytetarë mysliman, me çdo teolog. Kjo platformë shërben për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit e qeverisës të BFI-së, për të diskutuar me JU reforma e masa të rëndësishme, duke mundësuar ndikimin e çdo teologu dhe zërin e çdo myslimani mbi pilitikat qeverisëse të BFI-së, apo mbi ecurinë e punës së çdo sektori dhe Myftinie në rrafshin shtetëror. Kjo platformë mundëson për të luftuar së bashku klanizimin e BFI-së, keqpërdorimin finansiar, për të luftuar tepsixhinjtë e parazitët e çdo niveli dhe duke reaguar ndaj tyre me zero tolerancë, për të nxitur e garantuar zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare ose vetjake të çdo teologu apo shqetësimin e çdo myslimani. Kjo platformë është një instrument praktik i bashkëqeverisjes me çdo mysliman të zakonshëm, që dëshiron të jetë pjesë e përpjekjes për Komunitetin Mysliman që e duam."