LMR në BFI: Takime me hoxhallarë dhe xhemate

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI po realizon takime me xhemate në të cilat po prezeton Platformën 


Xhematin e Komunës së Plasnicës e vizitoi kryetari i LMR-së, h. Afrim Ef. Tahiri i cili mes tjerash foli edhe për problemet me të cilat po ballafaqohet BFI si pasojë e funksionimit të saj jasht binareve institucionale. Të pranishmëve paraprakisht iu drejtuan edhe Ejran ef. Alioski si dhe ish Muftiu i Velezit Avni ef. Dervishovski të cilët mes tjerash inicuan bashkëbisedim të hapur me xhematet e asaj ane. 


Në këtë takim morrën pjesë një numër i madh qytatarësh të pjesëve të komunës së Plasnicë dhe disa imamë të cilët numëruan një sërë problemesh me të cilat ballafaqohen. Xhematet kishin pasur disa kërkesa të parashtruara deri në BFI, por siç u tha nga të pranishmit, gjithnjë kishin hasur në vesh të shurdhur. 


Vlenë të nënvizohet se besimtarët në përgjithësi shprehin edhe zhgënjymin e tyre nga institucionet shtetërore, të cilat duke mos marrur masat e domosdoshme kundër atyre që po keqpërdorin finansat e BFI-së, po bëhen stimulues të krimit në BFI!

Krej në fund, besimtarët shprehën shpresën e tyre në Levizjen Myslimane për Reforma në BFI dhe premtuan përkrahjen e tyre.