Pas 30 viteve Sulejman Rexhepi del në Çarshinë e Vjetër

Nën një vëzhgim të rreptë policor, nga dhjetra policë civilë, më në fund, Sulejman Rexhepi iu përgjigj kërkesës së Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI “dil një herë në mesin e xhematit në Çarshi”! Pas tridhjetë viteve Mulla Sula doli, më tepër i shoqëruar nga policët civilë se sa nga bashkëpunëtorët e tij vasalë. Të tjerët, “opinioni” kishte dalur duke qenë i bindur se edhe kësaj radhe nga Sulejman Rexhepi do të dëgjojë “margaritarë” të një abdalli. Është shhkrirë gazit opinioni nga fjalimi i tij abdallesk!

Arsyeja e daljes së Mulla Sulës në Çarshi ishte inagurimi i “Institucionit të hifzit”! Po pse në Çarshi se? Askush nuk e kuptoi pse në çarshi: për shkak se kështu e urdhëroi Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI, apo, ja që “këtë aktivitet politik” ku prezantoi edhe kryetari i Çairit Visar Ganiu dhe duhej ta shihnin bdistat e BFI-së së Mulla Sulës! Pse jo brenda në xhami, aty ku i ka hije një aktivitet i tillë. Apo, sepse, Sulejman Rexhepi nuk i duron dot xhamitë!

Nuk u mor vesh se kush e themeloi këtë Institucion? Myftinia e Shkupit?

Sulejman Rexhepi me këtë gjest dëshmon se ka humbur çdo kontakt me realitetin! Kush themelon në BFI institucione, a? A i kujtohet ndopak Kushtetuta Sulejman Rexhepit apo, hiç nuk ia rrasë, sepse vetë është “kushtetutë” që ndërron sipas fytyrave të Mulla Sulës.

Kush e inicoi themelimin e Institucionit të hifzit? Cili organ? Cili ishte komisioni i shqyrtimit të kërkesës për këtë “institucion”! A e miratoi dikush, ndonjë organ dhe, a ka nonjë dokumentacion deri në procesverbal ky farë “instituti”? Myftinia mund të hapë vetëm ndonjë mekteb të cilin do t’ia dedikojë absolutisht hafizëve të rinj. Kjo po por, jo të tallemi me xhemat!

Edhe një pyetje për Sulejman Rexhepin! A i ke njohur ndonjëherë Hafëz Bedriun? Po Hafëz Idris Selamin? Po Hafëz Rexhep Nuredinin? Po të madhin dhe të bekuarin Hafës Refik Ajetin e Likovës? A nuk qenë këta emra të denjë për pagëzimin e “institutit të hifzit”? Respektet më të thella për rahmetliun Hafëz Ismailin! Emrat e të lartëpërmendurve të devotshëm, që të gjithë për Sulejman Rexhepin simbolizojnë devotshmëri, etikë, moral, ahlak, hoxhallëk, hafëzllëk, vlerë absolute fetare për myslimanët e vendit. Kjo i pengon Sulejman Rexhepit, prandaj nuk i përkujton këta burra të mëdhenj të fesë. Mulla Sula duhet të jetë “më i madhi në vend”! Majc! /mileniumi3/