Sulejman Rexhepi: Mbretëria është Kibleja e myslimanëve!

Më 17.10.2018 në Webfaqen e BFI-së u publikua një material me titull "Letër përkrahëse: Mbretërisë së Arabisë Saudite", çuditërsisht, materiali përmban vetëm dy fotografi të shkresave në gjuhën arabe drejtuar Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe tjetra - me të njejtën pëmbajtje, drejtpërdrejt Mbretit të Mbretërisë së Arabisë Saudite! Pra, BFI e Mulla Sulës, pos titullit lidhur me problemin për të cilin "PERKRAH" Mbretërinë e Arabisë Saudite, asnjë fjali nuk e thotë në gjuhën shqipe ose në ndonjë gjuhë tjetër që e kuptojnë myslimanët e vendit!

Marrë parasayshë interesimin e besimtarëve të vendit, kërkesat e tyre që të njoftohen më tepër lidhur me LETEREN që Mulla Sula ia drejtoi Mbretit Saudit, Selman bin Abdulaziz Al Saud, do të mundohemi që "LETER PERKRAHJEN" t'ua sjellim të përkthyer në gjuhën shqipe, pa ndërhyrje:





Shërbëtor i dy xhamive të shenjta, 
Mbreti Selman Bin Abdulaziz Al Saud
Mbretëria e Arabisë Saudite
Kabineti Mbretëror

Es selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu

Madhëria juaj, Shërbëtor i dy xhamive të shenjta, pranoni përshëndetjet më të mira dhe më të shtrenjta në emrin tim si kryetar i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë dhe përshëndetjet e myslimanëve të vendit tonë për kontributin e Mbretërisë së Arabisë Saudite e udhëhequr nga Madhëria juaj, Mbreti Selman bin Abdulaziz Al Saud dhe Trashëgimtari i Fronit, Princi Muhamed bin Selman, Allahu i ruajt ata, për kontributin që japin për Islamin dhe myslimanët në të gjitha vendet e botës, sidomos për mbështetjen e vazhdueshme për vendin dhe popullin tonë. Ju falenderojmë me falenderim të madh.

Madhëria Juaj, këto ditë po dëgjojmë lajme se Mbretëria e dashur dhe e madhe po kalon situata të vështira nga intrigues dhe udhejtës të cilët janë bërë bashk për të dëmtuar Mbretërinë e Arabisë Saudite. Mirpor Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe në këtë nuk ka dyshim, sepse Arabia Saudite është burimi i dy Shpalljeve, Librit të Allahut dhe Sunnetit të Dërguarit të Tij. Mbretëria, që nga themelimi me Mbretin Abdulaziz bin Abdurrahman, Allahu e mëshiroftë, ndoqi rrugën e moderuar, sidomos Madhëria Juaj Mbreti Salman bin Abdulaziz dhe Trashëgimtari i Fronit Princi Mohammed bin Selman, Allahu i mbrojtë ata.

Ne si Bashkësi Islame në Republikën e Maqedonisë dhe myslimanëve në Maqedoni jemi solidarizues me Saudinë kundër të gjithë armiqve që përpiqen të dëmtojnë statusin e saj islam dhe ndërkombëtar ngase Mbretëria është kibleja e muslimanëve.

Hoxhë Sulejman Efendi Rexhepi
Kryetari i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë
Rijaseti Islamik Suprem në Republikën e Maqedonisë



*     *    *   

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI ka kundërshtuar dekleratat e Sulejman Rexhepit kur ai akuzoi:
- Univerzitetin Islamik të Medinës; 
- Kur tha se populli sauditë është pa kulturë, një popull pa histori;
- Kur tha se Mbretëria e Arabisë Saudite finanson ISIS-in dhe të ngjashme.

Me këtë rast, jemi edhe kundër këtyre LETRAVE të kota, vend e pa vend, me plot demagogji dhe gënjeshtra. 
Zoti i ruajtë myslimanët e vendit tonë dhe gjithë myslimanët e botës nga intrigat e djajve dhe i bashkoftë në rrugën e hajrit. Amin!