Pyetje deri te sektori për kulturë panë BFI-së së Sulejman Rexhepit:
Udhëheqësi i këtij sektori a e di se ku i bie fshati Erekovci?
A ka të dhëna se nga cili vit daton xhamia që u bë shkrumb në këtë fshat?
A ka pamje më të hershme nga kjo xhami? Si dukej kjo Shtëpi e Zotit? Cilat ishin dimensionet e saj? Me çfarë materiali ishte ndërtuar? A ka pasur ndonjë objekt shtesë, ndonjë pronë vakufore?
Nëse del një sponsor për ta rindërtuar ashtu siç ka qenë, në çfarë fotografie do të bazohej ky sektor për kulturë, si supervizor i rindërtimit eventual të xhamisë identike si e vjetra?
Xhemati nuk e harron edhe këtë pyetje:
Cili ishte reagimi publik i Myftinisë së Prilepit lidhur me këtë xhami të djegur? Mos u dogj qëllimisht që t’i zhvatet ndonjë pronë që mund të ketë qenë pasuri dedikuar mirëmbajtjes dhe funksionimit të kësaj xhamie?! (një “pyetje habitore” siç i thotë i gjori Mulla Sulë)
Ku dinë mizeriet se çka është xhamia!!!