16 Nëntor 1990 vs 16 Nëntor 2018 (Video)


Më 16 nëntor 2018, uzurpatori i BFI-së Sulejman Rexhepi shfrytëzoi nga rasti që plot 28 vite pasi Hfz.Sabri Koçi rihapi Xhaminë e Plumbit në Shkodër (16 nëntor 1990), të flet edhe kundër një hoxhe që kurrë nuk iu përkul askuj pos Allahut!
Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI nuk habitet aspak nga fjalët e një uzurpatori të BFI-së dhe as që nga i njëjti pret që të përmirësohet, por me këtë rast, në të mirë të anëtarëve të Rijasetit dhe myslimanëve të vendit, do të kishim porositur: 

SULEJMAN REXHEPIN MBAJENI SA ME LARG MEDIUMEVE DHE PARAQITJEVE TE TJERA PUBLIKE


Lidhur me ofendimin që Sulejman Rexhepi bëri Hfz.Sabri ef.Koçit, dje është shkruar në disa portale, mes tjerash u tha:


Kur Hafëz Sabri Koçi vuante dënimin e përjetshëm në burgjet e komunizmit për shqiptari, Sulejman Rexhepi i shërbente komunizmit sllav që mundohej ta vriste shqiptarinë te çdo shqiptar patriot.

Kur Hafëz Sabbri Koçi vuante e torturohej nga policia komuniste, Sulejman Rexhepi punonte në policinë komuniste sllave!

Kur Hafëz Sabri efendi Koçi përpiqej në burgjet më të errëta të njerzimit që të ngelte rojtar i Kuranit, Mulla Sula përpiqej që të rekturonte hafëzlerë në shërbim të policisë serbo-maqedonaso-sllave!

Kur Hafëz Sabri efendi Koçi po e ndjente vdekjen e komunizmit dhe kur po përgatitej shpirtërisht që të dalë në liri, ta tubojë komunitetin shqiptar mysliman dhe sërish ta ngjallë fenë islame në mesin e shqiptarëve të Shqipërisë, Sulejman Rexhepi po i shërbente UDB-së duke mbajtur ligjerata nëpër xhami ku e luftonte “nacionalizmin dhe seperatzmin shqiptar”, duke u munduar që të gjithë shqiptarët t’i bëjë komunista të regjur dhe me këtë të merrte fund islami në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Kur Hafëz efendi Koçi me devotshmërinë e vet të padyshimtë po ngritej në simbol i unitetit dhe i bashkimit gjithëkombëtar, Sulejman Rexhepi, që nga dita e parë e instalimit të tij në BFI nga ana e UDB-së e deri në ditët e sotme është simbol i përçarjes, i shkatërrimit dhe i njollosjes së islamit në Maqedoni.

Në çdo xhami ku futej dikur Hafëz Sabri efedi Koçi xhamitë mbusheshin plotë me xhemat, kurse sot, Sulejman Rexhepi i mjerë, në çdo xhami që futet braktiset nga xhemati dhe ngelë vetëm me bashkëpunëtorët e tij sahanëlëpirës (rasti i fundit në xhaminë e Drenovecit)!

E vetmja “e metë” e Hafëz Sabri efendi Koçit, këtij kleriku përjetësisht i ndritshëm, ka qenë që nuk ka ditur të vjedhë, të gënjejë e të zhvatë vakëfin, kurse në vjedhje, në zhvatje të vakëfit, në shkatërrim të institucioneve islame Sulejman Rexhepi tashmë shquhet si ekspert i pashoq në rajon dhe në mbarë botën!

Prandaj, përpjekjet e të fëlliqtit si (Mulla Sula) për të ofenduar, janë vetëm kundërmime të shpifura dhe si të tilla, të refuzueshme automatikisht! Sulejman Rexhepi është mirë që të kërkojë falje publike për këtë ofendim si pasojë e shpërqëndrimit nga shenjat e sklerozës, nëse dëshiron që në botën tjetër mos të dalë me fytyrë derri të mallkuar para Hafëz Sabri efendi Koçit, rahmet i pastë shpirti i pastër i tij.


https://www.youtube.com/watch?v=iM9R9Uzw2Eg