Medreseja vazhdon të funksionojë në kushte të rënda, nxënësve nuk u ofrohen shërbimet e premtuara

Pas një reagimi të kryetarit të LMR-së, h.Afrim Tahiri,  lidhur me një rast monstruoz të ndodhur në Medresenë "Isa Beu"-Shkup, përmes rrjetit socila facebook ka reaguar edhe h.Abaz Islami i cili flet për vështirësitë me të cilat po ballafaqohen nxënësit përkundër faktit që ata kanë bërë pagesat e nevojshme por megjithatë nuk u ofrohen shërbimet e premtuara. ef.Islami mes tjerash thotë:

"...shumë nxënës nuk janë të kënaqur me kushtet që u ofrohen në shkollë. Shumë nga ata ankohen deri në atë shkallë sa që nuk ka kushte për mbajtje të mësimit meqë orët zgjasin 30 min., ata për shkak mos funksionimit të konviktit dhe menzës janë të detyruar që vetë të kujdesen qoft për banim privat, për udhitim të çdo ditshëm, për ushqim etj. Revolta e tyre është ka shpërthen meqë paguajn participim të plotë, ndërsa nuk u ofrohet ajo që u është premtuar."