Aktualisht, në
skenën politike në Maqedoni po shtyhet vendimi dhe procesi për t’u amnestuar “terroristët”
e 27 prillit me qëllim për ta arritur një “pajtim kombëtar”! Për këtë amnesti
debatojnë insitucionet më të larta shtetërore, Presidenca, Kuvendi, Qeveria! Të
amnestohen puçistët, kriminelët, gjaksorët! Po pse edhe në Bashkësinë Fetare
Islame të uzurpuar në mënyrë klasike nga Sulejman Rexhepi nuk mund të bëhet
fjalë për më të madhin kjamet për t’u amnestuar “puçistët” e saj
Shkruan: h. Shaban Aziri
Nga
disa dylberë të BFI-së që po lëngon nën kthetrat e uzurpatorit klasik, Sulejman
Rexhepit, shpesh është dëgjuar (nëpër kafe-çajtore dhe jo publikisht!) se,
drejtësia në Maqedoni për dikë është njerkë e për dikë nënë, se punon me dy
arshinë dhe se nuk i mbronë aspak interesat e BFI-së! Që në start duhet të
sqarohet se, institucionet shtetërore, meqë tashmë kanë konstatuar se BFI-ja është
personalizuar deri në përmasa të subjektit “Sulejman Rexhepi”, atëherë, nuk
mund të pritet mbrojtje për interesa meskine të një personi!
BFI-ja
e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, e cila nuk do të lirohet lehtë përderisa nuk
eksploatohet edhe kokrra e fundit e palcës së këij Institucioni, paska përjetuar
një “puç” njëjtë si ajo e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, apo, ngjashëm si
puçi i gjylenistëve në Turqi. Krejt bota i dënuan këto dy puçe klasike, të përcjella
me ndodhi shumë tragjike, ndërsa askush nuk e paska thënë një fjalë për “puçin
në BFI-në e Sulejman Rexhepit”!
Në
rastin konkret, u sulmua Parlamenti i Maqedonisë, u rrah deri në përgjakje
Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, u rrah deri në vdekje deputeti shqiptar dhe
kryetari i ASH-së, Zijadin Sela, u përgjakën personat e sigurimit, u vërsulën kundër
kryetarit të Kuvendit, z. Talat Xhaferi dhe, epilogu i tërë kësaj vepre klasike
terroriste është – ta harrojmë! Të amnestohemi, të pajtohemi, për të mirën e
Shtetit dhe të qytetarëve të vendit!
Ky
aksion është i njëjtë si aksioni i pajtimit që pat ndodhur ndër shqiptarë! Pra,
rrahja, derdhja e gjakut, plagosja, vrasja, veprime këto antihumane janë në
tagrin e njeriut që t’i falë apo të kërkojë hak! Pra, me fuqinë ligjore të
gjitha këto dukuri të shëmtuara mund të përjetojnë një amnesti gjithëpopullore
dhe të falen, qoftë shpullë, qoftë plagë, qoftë vrasjë. Falet gjaku!
Nga
ky kënd logjik duhet të vështrohet tërë kjo përpjekje e subjekteve politike të
vendit me qëllim që të arrihet uniteti kombëtar e gjithëqytetar. Natyrisht,
vrasësit, apo kryrësit e veprave, do ta vuajnë dënimin si kriminelë, gjithësesi!
Kjo iniciativë gjithëkombëtare maqedonase, përkrahja gjithëqytetare që ia japin
kësaj iniciative, përgëzimet dhe mburrjet që po vijnë nga mbarë bota
demokratike rreth kësaj iniciative, pa dyshim që përkthehet si pjekuri
politike, si largëpamësi intelektuale, si gjakim për ta arritur unitetin që i
duhet perspektivës shtetërore, si shpirtgjërësi për të hapëruar përtej inateve,
dhimbjeve, përgjakjeve, armiqësive, prandaj dhe debatohet rreth kësaj
iniciative e cila epilogun e vet do ta ketë human – faljen dhe ngjeshjen e radhëve
kombëtare.
Po
në rastin e “puçit” në BFI që ndodhi më 4-15 maj të vitit 2015? A mund të ketë
amnesti, falje dhe pajtim? Jo? Në asnjë mënyrë! Jo sepse nuk dëshiron Mulla
Sula - sharësi i grave të disa drejtuesve të Myftinisë së Shkupit, I cili, sipas
të gjitha fakteve, po del si inskenues i asaj ngjarje jo të pëlqyeshme! Por,
vazhdimi dhe thellimi i ”armiqësive” do të bëhet një proces shumë fisnik, i qëllimshëm,
dhe i porositur edhe nga mësimet e shenjta islame. Prandaj, asnjë mysliman,
asnjë intelektual, asnjë faktor nuk i hy punës së “amnestisë” dhe të
“pajtimit”, sepse kjo nuk mund të ndodhë!
Nuk
ka qenie humane, me logjikë të shëndoshë, që pranon ta bëjë haramin hallall!
Tashmë Sulejman Rexhepi është zhveshur lakuriq nga çdo petk-kamuflazh fetar dhe
është nxjerrë në sipërfaqe me të gjitha të zezat e tij. Përmes mijëra
shkrimeve, përmes qindra argumenteve, përmes mijëra veprimeve të tij personale,
përmes rrethit të tij dhe logjikës së tij, tashmë është dëshmuar katërcipërisht
se Sulejman Rexhepi një orë e më parë duhet të ikë dhe t’i lë vend reformave që
do ta shpëtojnë BFI-në! Çfarëdo përpjekje për t’u arritur një “amnesti” dhe një
“pajtim” do të nënkuptonte angazhim për t’i dhënë frymë të keqes, të prishtës,
haramit. Këtë tagër nuk e ka asnjë mysliman në botë. Këtë prishuni nuk do ta
synonte asnjë armik i islamit në botë, sepse, shkon përtej armqësisë, deri në mëkat.
Për Sulejman Rexhepin nuk është i gatshëm të mëkatojë asnjë qen i zgjebosur e lëre
më ndonjë lëvizje me iniciativë pajtimi apo “amnestie”!
Pra,
një kriminel, një vrasës, një gjaksor, një katil mund të amnestohet e të falet,
por një i mëkatshëm assesi jo! Falje e një të mëkatshmi është në tagrin e Zotit
të Gjithëmëshirshëm, sepse mëkate, vjedhje të fitrit dhe zeqatit, ikje nga
namazi, vjedhje të kurbanëve, vjedhje të haxhit, vjedhje të ndihmave
humanitare, spiunim e krime, bën vetëm ai që nuk i frikësohet Zotit, ai që nuk
i frikësohet Zotit do me thënë se e mohon Atë, ndaj, nuk është në tagrin e
qenies njerëzore për ta falur dhe pranuar për mik banorin e xhehenemit.
Për
fund, idhujtarëve të tipit I. B. është mirë t’i përkujtohet ajeti kuranor 165 i
sures El Bekkare, që thotë: “E
megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të
tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet
Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan
idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit ta shihnin në këtë moment çastin
kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut
dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.”