Hoxha që injoron evente fetare për evente policore

“Gazeta e murit” bfi.mk, sapo publikoi një informatë, e cila shpalosë dy të vërteta të pamohueshme për sa i përket BFI-së së uzurpuar dhe te kriminalizuar deri në palcë nga Sulejman Rexhepi. E para, informacioni bën me dije se përfaqësues të këtij institucioni të degraduar me pijanecë e drogmenë, me hajna e të pamoralshëm, mezi presin të marrin pjesë nëpër evente të ndryshme, mënyrë kjo për ta kamufluar pasivitetin fatal të BFI-së së uzurpuar. Nuk mundet që pjesëmarrja nëpër organizime të huaja të llogaritet si aktivitet personal. Dhe, e dyta, në BFI ka plotë njerëz që më tepër parapëlqejnë të marrin pjesë nëpër evente policore se sa në ato fetare. Përfshirjen nëpër aktivitete policore e publikojnë me plotë pompozitet. Do me thënë që, BFI-ja është, nëse jo filiale policore, të paktën në partneritet me policinë dhe, kushdo që e kritikon BFI-në e Mulla Sulës, do ketë punë me policinë. Apo, sado që të jemi hajna e kriminelë, mos u merrni me ne, sepse kemi mbrojtjen e policisë, do të thoshte Mustafë mr. Eu në çfarë derexhe ka përfunduar institucioni i dikurshëm islam! Asnjë informatë të shkruar për pjesëmarrjen në eventin e djeshëm fetar me rastin e promovimit të një hafizeje të re që nuk e di arabishten (!!!) dhe, informate e ilustruar me 3-4 foto nga pjesëmarrja në një event policor. Kjo bëhet vetem kur funksionohet me trurin dhe logjikën e policit entuziast./topTetova/