Ku përfunduan paratë e mbledhura për Somalinë?

Në shtator të vitit 2011 në shumë media u publikua lajmi me titull "BFI e Maqedonisë organizon aksion humanitar për Somalinë", mirëpo, BFI e Mulla Sulës kurrë nuk njoftoi lidhur me epilogun e ndihmave të mbledhura!


Sot, në shumë rrjete sociale po qarkullon një link që flet lidhur me aksionin për Somalinë dhe me të drejtë parashtrohet pyetja: Ku përfunduan paratë e mbledhura për Somalinë?


Faqja e fb "Fytyrat E Sules" shkruan:


"STOP HAJNAVE

A ka dikush në BFI që mund të përgjigjet në këtë pyetje: KU PERFUNDUAN PARATE E MBLEDHURA PER SOMALINE? Kurrën e kurrës BFI nuk ka dërguar ndihma në Somali! Ky konstatim është publikuar herë pas here nëpër media, kurse BFI asnjëherë nuk ka guxuar ta demantoj!"




                                          *          *          *

Në vazhdim e keni lajmin e plotë me titull "BFI e Maqedonisë organizon aksion humanitar për Somalinë"


Ashtu si në muftinitë e tjera të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, edhe në Muftininë e Gostivarit vijon aksioni humanitar në mbështetje të popullatës në Somali.

Varfëria që zotëron atje, ka shtyrë drejtuesit e Bashkësisë Fetare Islame të ndërmarrin një aksion të tillë. Aksioni zhvillohet kryesisht nëpër xhami. Myftiu i Gostivarit, Shaqir Efendi Fetahu, potencon që aksioni ka për qëllim që sa do pak të zbus krizën ekonomike sociale që mbizotëron atje.

Është një krizë e madhe që ka përfshirë të gjitha sferat e jetës së tyre sociale. Duke u nisur nga besimi jonë, nga feja jonë, nga solidariteti dhe humaniteti që e kërkon Islami, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, pra edhe muftinia e Gostivarit, e pa të arsyeshme të realizon një aksion me qëllim për të zbutur sa do pak krizën atje, respektivisht tejkalimin e krizës me të cilët ballafaqohen myslimanët e Somalisë”, shprehet Fetahu.
Informatat e para nga terreni flasin se aksioni është mirëpritur nga ana e popullatës myslimane. Nga Muftinia e Gostivarit shprehin bindjen se ky aksion humanitar do të rrumbullakohet me sukses, ashtu si kurse edhe aksionet e tjera të ndërmarra në të kaluarën. “Aksioni do të zgjas edhe në dy javët e ardhshme. Ne fillim nga e xhumaja e kaluar, nëpër xhamitë tona me ndihmën e këshillave të xhamive dhe nëpunësve fetar, pra ulemave islam, aksion rrjedh shumë mirë. Të dhënat nga terreni flasin se rezultatet e para të aksionit janë shumë pozitive. Pra, aksioni do të vazhdon këtë të premte dhe të premten që vjen kurse më pas do të grumbullohen të gjitha ndihmat dhe do të dërgohen tek nevojtarët në Somali”, potencoi Fetahu. Nga Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, apelojnë deri te besimtarët Islam të vazhdojnë të mbështesin këtë aksion, duke dëshmuar kështu vlerat fetare Islame edhe në praktikë. “Siç u potencua, aksioni ende vazhdon andaj apelojmë deri te të gjithë besimtarët që të mbështesin këtë aksion, dhe kështu të dëshmojmë edhe në praktikë me pasurinë tonë se ne nuk jemi pjesëtarë të Islamit veç me fjalë, por kur e do nevoja jemi të gatshëm të ndajmë edhe nga pasuria jonë për hir të besimit tonë, për hir të mbështetjes të vëllezërve tanë mysliman dhe mbi gjitha për hir të jetës së qenies njerëzore për ta shpëtuar nga vdekja, nga skamje dhe varfëria pa marr para sysh se kujt vendi i takon, cilit besim dhe cilës racë i takon”, përfundoi Fetahu.

Aksione të tilla me karakter humanitar, Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni ka realizuar edhe në të kaluarën. Ndër aksionet e fundit ka qenë edhe grumbullimi i ndihmave për banorët e vendbanimeve të përfshira nga vërshimet në Shqipëri. /Koha/