Mulla Sula lutet: ma mbani bastardin

Pushtetmbajtësit, sa herë që dëbohen nga pushteti, çjerren trishtueshëm: “opozita po ia mësynë shkatërrimit të shtetit shumëshekullor”! Pushtetmbajtësit gjithnjë mendojnë se, opozita është rrezik për shtetin, dhe jo keqmenaxhimi, qasja diktatoriale, korrupsioni, mitmarrja, nepotizmi dhe kriminalizimi i një grusht pushtetarësh që mëtojnë se duhet të jenë të përjetshëm në pushtet

Shkruan Arlindja Saqipi



Pra, kur pushtetmbajtësit fllojnë e dehen nga pushteti, duke rënë në një gjumë të thellë e letargjik, sakaq, e përdorin fabullën e dhelprës që i thotë korbit tek rri në degë të pemës ”mos ma turbullo ujin”!

Çfarë faji ka opozita që i liston të gjitha ato dobësi të pushtetit, të gjitha ato aktivitete të kundërligjshme, të gjitha ato angazhime për ta kriminalizuar pushtetin! Cila është forca e opozitës për ta shkatërruar “shtetin” përveçse aktiviteti i saj opozitar për ta rrënuar pushtetin e kriminalizuar përmes reformave të thella dhe gjithëpërfshirëse! Pushteti nuk është shtet! Nëse bie pushteti nuk do me thënë se “ra Kartagjena”!

Mulla Sula ka gjetur do pakurrizorë dhe, përmes tyre “vërteton” se Lëvizja e Myslimanëve të Maqedonisë për Reforma në BFI e paska synim shkatërrimin e të vetmit Institucion qindvjeçar të BFI-së! Bartësit e Reformës janë jasht BFI-së tash e katër vite? Si paskan mundësi pra që ta shkatërrojnë BFI-në? BFI-ja shkatërrohet prej vjedhjeve, BFI-ja shkatërrohet prej veprimtarisë kriminale, antihumanitare, shkatërrohet përmes keqpërdorimit të institucioneve dhe organeve, deri në shitje të diplomave të medreseve e të vizave të haxhit, shkatërrohet duke vjedhur fitrin e zeqatin, duke hedhur në plehëra tonelata lëkura kurbanësh, BFI-ja shkatërrohet permes vjedhjes së kruabanëve, përmes veprimeve antikombëtare e antifetare!

Tërë kjo veprimtari e kriminalizuar i jep forcë e krah opozitës që të ndërmarrë veprime për ta shpëtuar BFI-në! Opozita ka hartuar Programin e vet si dhe Platformën për reforma në BFI, si i vetmi mjet për ta shpëtuar BFI-në e katandisur si mos më keq nga të papërgjegjshmit.

Sulejman Rexhepi tashmë është dëshmuar si keqmenaxhues, si jo i sinqertë në raport me BFI-në dhe me organet e saj, si keqpërdorues i organeve dhe si mjet ideal për shtim të kapitalit dhe pasurisë të kundërligjshme të familjes së tij.

Dhe, në këto raporte, kush është shkatërrues i BFI-së, Institucionit qindravjeçar? Si ka mundur të jetë opozita në këtë rol, kur ajo me të gjitha isharetet e saj në fakt del shpëtimtare e BFI-së së uzurpuar nga Mulla Sula!

Sulejman Rexhepi duhet të këndellet dhe të kuptojë se, pak prej moshës, pak prej smirës dhe pak prej logjikës së një të moshuari që paska përjetuar madje edhe kriza të thella mendore, deri në çmendi sipas “zëdhënësit” të tij, I.B. dhe që nuk ka ofruar kurrfarë dokumenti mjekësor për kurimin e tij, nuk është në gjendje të drejtojë dhe ta shpëtojë BFI-në. Ai duhet të këndellet dhe, duhet të pranojë që të bashkëpunojë me Lëvizjen në të mirë të BFI-së. Sulejman Rexhepi duhet të jetë bashkëpunues dhe koperativ, ndryshe, nuk mund t’i ikë akuzës si shkatërrues fatal të BFI-së! Edhe organet e tjera, ata që jenë “më të kthjellët”, është mirë që ta bindin dhe ta detyrojnë që të pranojë bashkëpunimin me Lëvizjen Myslimane për Reforma dhe të pranojë që i ka ardhur çasti i zbythjes së ngadalshme nga posti që e ka uzurpuar dhe për pasojë po e degradon deri në falimentim total të BFI-së. Sa më parë ta pranojë këtë bashkëpunim aq më tepër do t’i ndihmojë vetevetes dhe, mbi të gjitha, BFI-së, Institucionit të përbashkët gjithëmysliman, të cilin, fatkeqësisht Sulejman Rexhepi për momentin e ka shndërruar në filiale private të “Dinastisë Rexhepi”!

Nuk ka pushtete të egra e dinasti të fuqishme që nuk kanë rënë në gjunjë para lëvizjeve për të shpëtuar shtetin! Do të bie edhe ky i Sulejman Rexhepit, pa dyshim. Në këtë të vërtetë Zoti është Dëshmitarë! Prandaj, për hirë të Zotit Sulejman Rexhepi duhet të jetë më i kthjellët, t’i degjojë kërkesat e Levizjes dhe të pranojë pahezitim bashkëpunimin me Lëvizjen Myslimane për Reforma të thella dhe gjithëperfshirëse të BFI-së./1kliklarg/