Përgjohen prokurorët, por përgjohen edhe nëpunësit e BFI-së së uzurpuar nga Sulejman Rexhepi

Këto ditë në Maqedoni shpërtheu edhe një skandal: Prokuroria Publike përgjohet! Dikush i ka montuar pajisje për t’u përgjuar prokurorë e gjykatës. Qeveria aktuale u shfajësua duke u prononcuar se kjo mund të jetë vetëm si një vepër recidive nga pushteti i kaluar si dhe nga strukturat antidemokratike të mëparshme. Qeveria pret nga institucionet përkatëse që të fillojnë hetimet me përkushtim maksimal dhe të zbardhet rasti! Ky gjest përkon me qeverinë e cila zotohet se do t’i përmbush të gjitha standardet demokratike si dhe do të jetë në mbrojtje të plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Bisedat telefonike, përderisa nuk kanë dyshime terroriste, janë e drejtë elementare e çdo njeriu! Po në Bashkësinë Fetare Islame të uzurpuar nga Sulejman Rexhepi? Muaj më parë të gjithë të punësuarit hetuan se kompjutorët e tyre nuk janë në rregull, se janë hapur, se janë thyer dhunshëm dyert e zyreve. Të parët që e alarmuan këtë sulm mbi pajisjet personale në zyre, ishin dy nëpunës të cilët edhe reagun ashpër. Ky reagim ju kushtoi me largim automatik nga vendi i tyre i punës. Se ka pajisje përgjimi në BFI kjo nuk ka dyshim! Këtë e dëshmon edhe shpejtësia e “puçistëve” për të dalur me informata burimore nga brendia e kabinetit të uzurpatorit, këtë e dëshmojnë sërë publikimesh fotosh e filmash madje edhe pornografike të zhvilluara në kabinetin e uzurpatorit Sulejman Rexhepi. Me dhjetra portale kanë shkruar se në BFI, uzurpatori ka instaluar çimka përgjimi! U kërkua edhe ndihma e ekspertëve nga institucionet përkatëse shtetërore që të ndërhyjnë dhe ta zbulojnë rastin. Por, deri më sot nuk pati kurrfarë intervenimi! A punojnë njerëz në BFI dhe a kanë të drejtën e tyre diskrecionale, përderisa veprojnë konform me ligjet e vendit? Kush janë ata që kanë dhënë urdhër të përgjohet BFI-ja? Kush i montoi çimkat e përgjimit? Pse nuk paraqet skandal kjo për qeverinë aktuale por skandal paraqet vetëm përgjimi i prokurorisë? Çdo përgjim për interesa meskine, jo për interesa të sigurisë dhe mirëqenies, paraqet vepër flagrante dhe të dënueshme me kodin penal të vendit. Kjo qeveri nuk guxon që për prokurorë të jetë nënë kurse për të punësuarit në BFI të jetë njerkë! Kriheni edhe BFI-në e uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, zotërinj inspektorë!/topTetova/