Pse ka nevojë Sulejman Rexhepi për “armiq imagjinar”

Kodoshët janë specie më vete! Njeriu duhet të jetë tepër i fëlliqur që të futet ujërave të kodoshllëkut! Kodoshët janë qenie të çuditshme, janë ndër të rallat qenie që e nuhasin rrezikun, në këtë rast, komprementimin, dekonspirimin! Prandaj, në të shumtën e rasteve, ose vetëvriten ose hidhen në aksionet “patriotike”!


Shefqet Doko




Kodoshët, pak para se të dekonspirohen tërësisht, veshin gëzofin e “patriotizmit”, dhe hidhen në “aksione kombëtare”! Zakonisht, këshillojnë masën të ruhen nga elementet e rrezikshme të pushtetit, për shembull, antishqiptar, thërrasin popullin në unitet, stigmatizojnë individë “si përçarës”, si “shpifë”, vetëm e vetëm që ta arrijnë devalvimin e tjetrit dhe viktimizimin e vetes. Kodoshët janë mjeshtër të shpikjes së “armikut imagjinar”, i cili duhet luftuar, sepse “është rreziku potencial për kombin e për fenë”! Duke sajuar “armikun imagjinar”, mundohen të fshihen prapa këtij “armiku”!

Ja pra, pse ka nevojë Sulejman Rexhepi për një armik imagjinar! Jo rallë, nëpër ato pak evente që ia organizojnë të tjerët, dhe më së shumti nëpër promovime të hafëzlerëve të rinj, të cilët edhe i zhvat edhe i konsideron “gomer”, Sulejman Rexhepi si i shashtisur flet për armikun, flet për përjekjet e armikut për ta shkatërruar unitetin e myslimanëve te ne, për ta devalvuar BFI-në, për të shkaktuar anarki në mes të organeve të BFI-së etj.etj. Flet për “armiq imagjinar”, sepse armikun e vërtetë as që guxon ta ëndërrojë! Trimat i dalin përballë armikut dhe nuk fshihen nën dimija grashë! Do me thënë, armiqtë e popullit po punuakan kundër interesave kombëtare e fetare në Maqedoni!

Megjithatë, populli mysliman i Maqedonisë e pyet Sulejman Rexhepin, kush është ai armik i fesë e i kombit? Populli e pyet Sulejma Rexhepin:


1. Cili “armik i shqiptarëve” e detyroi që me loçkë të zemrës ta bekojë Nikolla Gruevskin?

2. 
Cili “armik i shqiptarëve” e detyroi që të mbajë relacione me shkrim me Sasho Mijallkovin?

3. Cili “armik i shqiptarëve” e motivoi që t’i shkruajë memoaret e veta e pastaj të pendohet shumë rënd, normalisht, pasi ta kritikojë për ato paçavra një prej patriotëve më të mëdhenj bashkëkohor, Dr. Bardhyl Mahmuti.

4. Cili “armik i shqiptarëve” e mësoi që ta përçajë Bashkësinë Fetare Islame duke larguar persona të devotshëm me qëllim që të krijojë terrenin e korrupsionit, të hajnisë dhe zhvatjes që është në kulmin e vet brenda BFI-së?

5. Cili “armik i shqiptarëve” e nxiti që të bashkëpunojë me vehabistë kurse kryevehabistin ta punësojë brenda dhe ta bëj drejtor, duke i dhënë bllanko vërtetime që të mbledhë para nëpër botën arabe dhe t’ia dorëzojë personalisht atij në dorë, në katër sy!

6. Cili “armik i shqiptarve” e nxiti të raportojë për “x shërbimin” mbi ekstremistët fetar tek shqiptarët dhe, Fatmir Zaimovin ta paraqesë me emër e mbiemër si ekstremisti më i rrezikshëm në Maqedoni, ndërkohë që e ka të punësuar në Myftininë e Shkupit.

7. Cili “armik i popullit” e detyroi që në “Zëri të Amerkës” ta etiketojë “FRI”-në si filiale të UDB-së maqedonase, ndërkohë që degën e kësaj filiale ta emërojë “Myftinia e Shkupit pranë BFI-së”!

8. Cili “armik i shqiptarëve” e motivoi që të fillojë një intrigë alla-sulçe kudër Myftiut të Gostivarit, Shaqir Fetahu, sepse ai nuk po pranon që Mulla Sula të ketë aksione në objektin të cilin duhet ta ndërtojnë arabët në qendër të Gostivarit.

9. Cili “armik i shqiptarëve” e motivoi që t’i vjedhë dhe t’i shpenzoshë të gjitha letrat me vlerë që iu dhanë myftinive si kompensim për pronat që janë interes nacional e shtetëror dhe që nuk mund të denacionalizohen. Pse me ato letra me vlerë nuk u ble vakëf për myftinitë por u hangrën pa dhimbje, deri në denarin e fundit!

10. Cili “armik i shqiptarëve” po e motivon që dhjetra dyqane të vakëfit të Shkupit t’i menaxhojë duke ua dhënë miqe të vet “dashamirë të islamit”, e prej të cilëve u ça duke marrur qera.

11. Vërtet, cili “armik i popullit” e mashtroi që t’i fusë në xhepin e vet nja 400-500 mij euro të mbledhura ndihmë për shqiptarët fatngratë që përjetuan vërshima tragjike në Hasanbeg e në Vlorë.


12. Po cili “armik i shqiptarëve” e mësoi që të vjedhë pakot e ndihmave humanitare që vijnë nga Turqia e për myslimanët e varfër në Maqedoni.

13. Cili “armik i shqiptarëve” e mësoi që mos ta paguajë akcizën e kafës (fiks një ton) që erdhën nëpër pakot e ndihmave e që kurrë nuk pëfundoi në duart e fukarenjëve por në restorantin e tij, siç përfunduan me tonelata artikuj të tjerë ushqimorë.

14. Hej, O Sulejman Rexhepi, të pyet popull: cili “armik i shqiptarëve” të nxiti ta shashë, ta nënçmoshë e ta ofendoshë shtetin, popullin, kulturën, arsimin dhe traditën arabe.

15. Cili “armik i shqiptarëve” të mësoi që ta gënjeshë Mbretin saudit dhe, në vend të thirrësve të vërtetë në islam, ti t’i çoshë njerëz që nuk kanë lidhje me islamin!

16. Duhet të ketë qenë shumë i tmerrshëm ai shqiptar armik që të mbështeti që ti t’i dërgoshë letër përkrahje mbretërisë arabe që po gjendej nën akuzat e verifikuara për masakriimin e gazetarit Xhamal Kashogi në konsullatën arabe në Turqi.

17. Cili “armik i shqiptarëve” po të mëson që ta falimentoshë BFI-në, si pasojë e keqmenaxhimit, vjedhjes dhe zhvatjes që po i bëhet!

18. Cili “armik i shqiptarëve” tash e tre vjet po ta mbanë peng vendin te ish-komunaleci në vend se aty të ngriten objekte që do të gjenerojnë të ardhura për imamët e Shkupit.

19. Cili “armik i shqiptarëve” të trimëroi që hafëzlerët e traditës t’i quash gomrë e kuaj!

20. Cili “armik i shqiptarëve” të ka mësuar që ta mbushësh BFI-në me kamera, me mini-mikrofonë, me paratë e myslimanëve të ngratë të paguash një aradhë të tërë njerëzish për përcjellje, përndjekje, fotografim, e inskenim të situatave të padenja për një teolog dhe, si pasojë e kësaj loje të ndytë.

21. Cili “armik i shqiptarëve” të mësoi që t’i etiketshë dhe t’i “faktoshë” hoxhallarët si pederastë!

22. Cili “armik i shqiptarëve” të detyron që t’i seshës vizat e Arabisë Saudite për në haxh, të cilat jepen gratis.

23. Cili “armik i shqiptarëve” të urdhëron që mos t’i therrësh një për një kurbanët e myslimanëve që i paguajnë në BFI!

24. Cili “armik i shqiptarëve” të shantazhon dhe të detyron që nëpër ndeja shahirëve t’ju hedhësh nga 500 euro!

25. Cili “armik i shqiptarëve” të trimëron që “parkun e maiknave” të Dinastisë Rexhepi ta mirëmbashë me paratë e BFI-së që janë fitra e zeqate të myslimanëve të Maqedonisë.

26. Cili është ai “armik i shqiptarëve” që të zgjedh ty dhe të bën me dy banesa superluksoze në Ohër, ku luhet striptizi e derdhet djersa e prostituconit, ku luhet kumari e ku pihet droga, me lejen tënde, sepse në fund të ditës çelësat e atyre dy apartamenteve superluksoze përfundojnë në xhepat e tu e jo në kacafortën e BFI-së.

27. Vërtet duhet të jetë super i çmendur ndonjë “armik i shqiptarëve” që ty, për inat të shqiptarëve, të “dhuron” orën ROLEX prej 37 mij euro.

28. Cili “armik i shqiptarëve” të mësoi që ta falimentoshë BFI-në kurse ta shtoshë pronën dhe pasurinë tënde të paligjshme!

29. Cili “armik i shqiptarëve” të detyroi që t’i vjedhësh paratë e holandezëve dhe amerikanëve që t’i kanë dhënë për të zbatuar një projekt të vjedhur!

30. Cili “armik i shqiptarëve” të margjinalizoi të tërin dhe, për shkakun tënd ka mbi tre vite që diplomatët e kanë harruar derën e BFI-së.

Mjaft më me armiq imagjinar. Secili duhet të dijë se atë çka ia bën vetes nuk ka armik në botë që mund të ta bëjë! Për rastin konkret, ku ka degjeneruar e degraduar BFI-ja, nuk mund të fajësohet asnjë armik i shqiptarëve, porveçse Sulejman Rexhepi, nëse është tamam shqiptar, kuptohet, pa ato dekorata të blera e të motivuar prej armiqve të vërtetë të shqiptarëve dhe të fesë islame./1kliklarg/