Sulejman Rexhepi: Ata që luftojnë në Lindjen e Mesme janë mercenarë (VIDEO)

Një vit nga kjo dekleratë e Sulejman Rexhepit lidhur me pjesëmarrësit tanë në luftërat që po zhvillohen në Lindjen e Mesme 


A kërcënohet Maqedonia nga radikalizimi? 

Në Maqedoni dhe Serbi, por edhe në tërë rajonin nuk ka islam radikal edhe pse ka persona që kanë shkuar për të luftuar në vendet e Lindjes së Mesme. Këtë vlerësim e japin bashkësitë fetare islame të Maqedonisë dhe Serbisë. Reis Sulejman Rexhepi siguroi se po të dinte ndonjë gjë për persona që kanë ide të tilla, të njëjtit do t’i denonconte në polici. Sipas tij personat që kanë shkuar për të luftuar në Irak dhe Siri nuk e kanë bërë atë për ideologji fetare por për para. “Nëse motivi i tyre ka qenë që ta mbrojnë islamin, rrenë është kjo. Kjo është gënjeshtër e kulluar. Motivi kryesor është dhe këtë organizatorët e dinë më së miri, është interesi material, pagesa. Do të thotë janë ushtarë të paguar, mercenarë”, u shpreh Reis Sulejman Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Islame në Maqedoni, raporton Tv21.tv. (4 Dhjetor 2017)