Jemi thellësisht të indinjuar nga disa përpjekje të strukturave të caktuara të dyshimta që, me rastin e fundit që po ndodhë në Bashkësinë Fetare Islame në RMV ta ndërlidhin dhe emrin e LËVIZJES MYSLIMANE PËR REFORMA NË BFI TË RM!
Kategorikisht
i mohojmë këto deiznformata dhe, nën përgjegjësinë morale e penale nënvizojmë
se, kjo Lëvizje nuk është pjesë e skenareve që kurdisen në Konak të Sulejman
Rexhepit e që “zbatohen” turpshëm në BFI.
Lëvizja
Myslimane për Reforma në BFI të RM përmes PLATFORMËS së vet qartë dhe në mënyrë
shumë transparente ka bërë me dije se si duhet të kryhen reformat dhe të gjitha
ndryshimet e patjetërsueshme brenda BFI-së, duke i respektuar të gjitha normat
kushtetuese, aktet juridike si dhe rregulloret e brendshme që rregullojnë
funskionimin legjitim të organeve të BFI-së dhe që sigurojnë mbarëvajtje të
zhvillimit të jetës fetare islame në RM.
Afrim Tahiri,
Drejtues i LMR
BFI RMV