Si po i shkatërron Sulejman Rexhepi institucionet e BFI-së së uzurpuar

Sulejman Rexhepi, uzurpatori i BFI-së, nuk është i interesuar që të mbajë organe apo institucione të BFI-së që nuk janë rentabël dhe që nuk sjellin kurrfarë përfitimi për vetë atë. Këtë fakt e dëshmon edhe mosangazhimi i tij për ta ruajtur institucionin e ngritur me aq mundime e sakrifica, i njohur si “Stipendia e BFI-së për studentët”!

Vite më parë, Banka Islamike për Zhvillim pat miratuar kërkesën e BFI-së që të ndihmojë me stipendi për studentët mysliman të Maqedonisë. Nga kjo Bankë përgjigja ishte pozitive me kusht që të ndihmohen vetëm ata studentë që do të ndjekin studimet nëpër fakultete të mjekësisë, farmacisë, teknikës, informatikës dhe ndërtimtarisë, mekanikës dhe inxhinjerisë. Marrëveshja ishte që, kjo stipendi të ngritet në një institucion e cila do të mbahet nga studentët të cilët pasi të nisin me punë do ta rikthejnë tërë atë shumë, përmes kësteve të ndryshme, me qëllim që të krijohet një burim i përhershëm për t’i stipenduar të paktën nga 5-10 studentë të rinj për çdo vit. Deri para do kohe studentët e diplomuar, të cilët kishin edhe një kontratë me BFI-në për ta kthyer ndihmën financiare me qëllim që edhe vetë ata të bëheshin ndihmëtarë për gjeneratat e reja, tashmë nuk po i përcjell askush dhe ky burim i stipendionit po shterret e po thahet.

Sulejman Rexhepit nuk i interesojnë studentët e tjerë, sepse, ai po “angazhohet për studentët e vet”! Në këtë vazhdë, Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup, ndonëse Institucion i lartë arsimor fetar, tashmë i akridetuar në Ministrinë e Arsimit, Sulejman Rexhepi edhe më tej vazhdon me ndikimin e tij shkatërrues dhe me keqpërdorimin e kësaj vatre arsimore për të nxjerrë nga aty “kuadro” personale, të dëgjueshëm e që, nesër apo pasnesër, do të jenë ekskluzivisht në shërbim të tij, duke ia realizuar të gjitha planet monstruoze dhe shkatërruese kundër BFI-së. Derisa studentët e tjerë, paguajnë dhe respektojnë kohën e nevojshëm për të mbaruar studimet, derisa për studentët e shkencave të tjera ai po e rrënon institucionin e stipendisë për ekselentët, Sulejman Rexhepi vrapthii është lëshuar që ta diplomojë në afat rekord imamin e Sullarës së Epërme. Se çka i duhet ky farë bereqeti, këtë e di vetëmse ai! Apo, mbase njësoj si në Medresenë Isa Beu, edhe në FSHI ka hapur tezgën e vet për shitjen e diplomave. Atyre që kanë filluar mos ta dëgjojnë ka premtuar se do t’ua marrë diplomat dhe, të cilët, mbase një ditë do të detyrohen që ta respektojnë diplomën e këtyre dy vatrave arsimore islame, pasi të kenë paguar te kasa personale e Sulejman Rexhepit./1kliklarg/