Editoriali i javës: “Reisi” i BDI-së ambasador i iftareve manipulative

Sapo filloi Muaji i Ramazanit, shpërthimthi bulëzuan, si kërpudhat pas shiut, manipulimet e Sulejman Rexhepit dhe myhybët e tij! Manipuloi pa pikë përgjegjësie në një pseudo-intervistë
televizive kosovare (gjë që ia trashi edhe më shumë në Prokurori dosjen e gjuhës së urrejtjes), manipuloi kur tha se i paska mbajtur 13 mbledhje nëpër të gjitha myftinitë si dhe nëpër institucionet e BFI-së; manipuloi me gjendjen politike dhe të myslimanëve në vend; me lejen e tij nisën manipulimet edhe me “aktivitetet humanitare”, të cilat fund e krye të kriminalizuara...
Dhe, fare në fund, ka shpikur “Myftinia e Shkupit, në bashkëpunim me Komunën... organizoi iftar për imamët...”!
Myftinia e Shkupit nuk ka para, sepse e ka lejuar të kriminalizohet deri në palcë prona e vet;
Myftinia e Shkupit nuk ka pare, prandaj dhe i shet varret në Bllacë, ndonëse trullai është dhënë falas, për familjet e varfëra; 
Myftinia e Shkupit nuk ka para, prandaj dhe xhumatë ia ka shndërruar xhematit në çast të vjeljes së taksës së namazit (nuk ka xhuma që nuk nxirret batania për të mbledhur para); 
Myftinia e Shkupit nuk ka para, prandaj dhe e ka ngritur anëtarësinë në 30 euro! Sikur të kishte para, do të ishte miliona herë më sevapë që t’i falte nga pagesa e anëtarësisë familjet e varfëra, të cilët më shumë do t’i gëzonte kjo se sa ndonjë pako humanitare të
ridizejnuar në produkte...
Myftinia e Shkupit, “duke shtruar” iftar me imamët e Shkupit, për një kohë mund ta paralizojë tërësisht jetën fetare institucionale në territorin e vet! Nuk mund të ndodhë kjo, sepse Myftinia e Shkupit i diskriminon hoxhallarë, apo bojkotohet prej tyre, i thirrë apo i vijnë në “sofrën e iftarit” vetëm ata që i do gazda Sulejman Rexhepi.
Në Shkup nuk janë vetëm 20,30... 40 imamë! Por, janë mbi 150 imamë, shto këtu edhe nja 100 mualimë, edhe nja 100 vaizë etj! Këtë buxhet nuk e ka as Myftinia e Shkupit por as Komuna e Çairit. Prandaj, do të ishte më islamikisht nëse do të thuhej se “Mytinia e Shkupit bashkë me Komunën e Çairit shtruan një iftar për gazdën e tyre Sulejman Rexhepin dhe për imamët që i do
ai”! Kaq!
Kjo Myftini e paska kënaqur me Komunën e Çairit dhe, sakaq zbret dhe një iftar të tillë për Sulejman Rexhepin e organizon në koautorësi me Komunën e Sarajt! I tradhëton një fotografi e botur, në të cilën shihen njerëz të cilët vazhdimisht janë sharë e janë përfolur nga Sulejman Rexhepi. Siaps këtyre përfoljeve në atë “sofër të iftarit” rreth Gazda Sulës kishte narkomanë, tradhëtarë e të pamoalshëm, stimlues të krmit urbanistik ndër shqiptarë, vjedhës të haxhit, vjedhës të ndihmave humanitare e të degjeneruar familjarisht, kishte filialistë të UDB-së të anatemuar edhe në VOA, kishte marrës të ryshfetit prej Sulejman Rexhepit e që ua ka dhënë nga buxheti i fitrave, madje për ç’gjë e ka njohtuar edhe të bekuarin e vet, Nikolla Gruevskin, në prezencë të Mile Janakievskit dhe Gordana Jankullovskës! Dhe, në këtë përbërje të ketë pasur edhe hoxhallarë?! Jo ishalla! Ata që janë hoxhallarë nuk do të pranonin të uleshin me një strukturë të tillë amoralësh e imoralësh! Prandaj, më islamikisht do të ishte sikur të njohtohej opinioni se Myftnia e Shkupit bashkë me Komunën e Sarajit shruan iftar për Sulejman Rexhepin dhe miqtë e tij që ia mbajnë iso-n në karakter! Dhe, ja nga kikin dhe si treten fitrat, hisja e fukarave dhe e institucioneve fetare islame. Fitrat që ikin për lesh. Në vend se të organizohen në
mënyrë që të gëzohen të varfërit dhe jetimët, por edhe institucionet që merren me zhvillimin e jetës fetare islame, ato përfundojnë në barqet e pistë. Ndjesë o zotëri Visar Ganiu por, për skaj të thatit ikë për lesh edhe i njomi! Nuk të duhet as respekti, dhe as ndihmesa e tyre eventuale në vota, jo duke e zyrtarizuar në ditët e Ramazanit. Rri sa më larg haramit, nëse do të jeshë i nderuar përgjithmonë, më së shumti kur do të jeshë jasht kolltukut zyrtar!

P.s.
Tani do të fillojnë shtrimet e iftarit nga Sulejman Rexhepi dhe nga “institucionet”, “organizatat”, “drejtoritë” dhe “shoqatat” e tij! Të gjithë do të shtrojnë iftare në KONAKU-n e Sulejman Rexhepit dhe që të gjitha do të paguhen nga buxheti qendror i BFI-së së uzurpuar. Të derdhen edhe ato pak para të fitrit në xhepin familjar të Sulejman Rexhepit! Dhe asnjë i varfër apo jetim, asnjë i ngratë apo person në nevojë nuk do të ketë rastin që të ha një iftar nga ky
buxhet i krijuar nga fitrat. Sepse kjo nuk është traditë e BFI-së së uzurpuar por as traditë e Sulejman Rexhepit. Traditë e tij është të shtrojë vetëm për vetëveten dhe për të gjithë ata që shkinisht ju thonë “dvorske budale”!