Organet-vegla
aktuale të BFI-së së uzurpuar, në krye me “reisin” tërësisht injorant në sferën
e organizimit të jetës fetare islame, kurrë nuk mund ta shpëtojnë BFI-në nga
falimentimi. Kjo për faktin se, i vetmi synim i Sulejman Rexhepit ngelë
pasurimi familjar kurse synimi i organeve-vegla të tij ngel zgjatja e karrierës
së tyre absolutisht e pameritueshme. Identiteti fetar i myslimanëve të vendit
po njolloset me pa të drejtë
Sulejman
Rexhepi tri herë radhazi u zgjodh dhunshëm dhe duke manipuluar zgjedhjet për
kryetar të BFI-së, kurse herën e katërt e uzurpoi në mënyrë klasike këtë
institucion. Thjesht, në të gjitha rastet e mori këtë post pa kurrfarë merite!
Pa dyshim, në të gjitha rastet ishte i nxitur, i përkrahur dhe i ndihmuar nga
strukturat e caktuara të shtetit, si shpërblim për punët e kryera kundër
interesave kombëtare e fetare (shih memoaret e tij me titull “KUSH MA PREK KOMBIN MË KA SHARË FENË” ). Prandaj,
në asnjë rast nuk ka ofruar program të mirëfilltë pune, ose ka ofruar një letër-deklaratë
me ca premtime dhe synime boshe. Tërë “veprimtarinë” e vet e ka mbështetur në
plane përfituese personale dhe familjare, të cilin më së miri e ka zbatuar që
nga çasti kur në krye të organeve ka sjellë drejtues servilë, kukulla dhe pa
kurrfarë personaliteti, të cilët gjithnjë kanë dalur në plan të parë si dekor
sa herë që është dashur t’i druartrokasin veprimeve të tij abuzuese,
nonshalante, sharllatane, kriminale dhe shkatërruese.
“Plani
staregjik” i Sulejman Rexhepit
Çka
nënkupton programi i punës i një udhëheqësi? Në rastin konkret, a është plan
pune keqleximi i një hutbe, përvetësimi i një kollumne apo shitja e kapadaillëqeve
nëpër tavolina bakllave, aktivitete këto ekskluzive të “reisit” aktual? A është
përmbushje e planeve aksionale vjedhja e aktiviteteve të huaja, siç bën “reisi”
aktual? Program i punës është filozofia e veprimit përgjatë një mandati, është
identiteti kohor i vulosur nga personaliteti i pamohueshëm i udhëheqësit?
Pa
dyshim, programi i punës i një udhëheqësi, apo i një institucioni gjeneron dy
shtylla mbi të cilët mbështetet veprimtaria e planifikur e një mandati. Plani
strategjik përgjatë një mandati si dhe planet vjetore për punë – janë dy
komponente më kryesore që i japin peshë dhe seriozitet një organizate. Pa këto
dy dokumente kemi veprimtari totale anarkike, kemi synime grabitqare dhe jemi në
zbatim të planeve të të tjerëve që e synojnë shkatërrimin e tërësishëm të
organizatës.
BFI-ja
kurrë nuk ka pasur as plan strategjik për afat kohor të përcaktuar dhe as plan
vjetor të cilat do të zbatoheshin përmes
projekteve të nduarnduarshme, sepse, nuk ka ekzistuar programi i punës i
“reisit” në të cilin do të bazoheshin në fushëveprimin e vet.
I
vetmi plan-synim i Sulejman Rexhepit na del se është mbledhja e fitrave, e
zeqatit, tubimi i mjeteve materiale humanitare, dhënia e ndonjë vakëfi me përqindje
dhe, tërë ky aktivitet të shërbejë si bazë e pasurimit të tij personal e
familjar. Prandaj, nuk thuhet më kot se, sot, nga gjiri i myslimanëve më të
varfër në rajon ka dalur një “reis” më i
pasur në rajon! Myslimanët e vendit vlerësohen si shumë të devotshëm, kurse
“reisi” i tyre vlerësohet si shumë korruptues, i korruptuar, kriminel e skajshmërisht
i papjekur.
Synimet feudale
të “reisit” uzurpator
Plani
strategjik nënkupton planin afatmesëm (2-3 vjeçar) apo planin afatgjetë (5 vjeçar)
të aktiviteteve. Ky plan përmbanë detyrat dhe qëllimet e organeve, sektoreve
dhe njësiteve, aktivitetet për realizimin e atye qëllimeve si dhe parashihen
rezultatet, efektet dhe sukseset e pritshme.
Përmes
realizimit të aktiviteteve nga Plani strategjik, organi apo institucioni gjegjës,
në rastin konkret BFI-ja, në fakt i kryen detyrat dhe obligimet në kuadër të
kompetencave të veta që burojnë nga Kushtetuta, Rregullorja e punës, nga
Programi i Rijasetit si dhe nga Ligji për pozitë juridike të kishës dhe të
bashkësive fetare dhe grupeve religjioze. Veç të tjerash, dhe më e rëndësishmja,
ky plan strategjik, në harmoni me sistemin për planifikim dhe buxhetim, do të
ishte dokumenti shoqërues më i rëndësishëm i llogarisë buxhetore i BFI-së.
Plani
strategjik nuk mund të paramendohet pa
një analizë të thuktë i cili në “gjuhën e planeve” quhet analiza SWOT, nga e
cila pastaj përcaktohen qartë: misioni, synime, qëllimet, mundësitë, rreziqet,
detyrat dhe obligimet e BFI-së, specifikat dhe strukturat e BFI-së, prioritetet
dhe qëllimet, vlerësimi i rezultateve të arritura gjatë vitit paraprak, planet,
programet dhe aktivitetet, planet për zbatimin e programeve etj. etj.
Një
plan i këtillë dëshmon për seriozitetin dhe profesionalizmin e Institucionit në
punët e veta. Mungesa e një plani të tillë dëshmon për veprime anarkike si dhe
për synime shumë të dyshimta në të gjitha angazhimet e veta.
Plani
vjeor për punë është tjetër dokument mjaft i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe
zhvilimin profesional të punëve. Plani
vjetor për punë është segment kryesor i i planit strategjik qoftë ai afatmesëm
apo afatgjatë. Plani vjetor për punë në fakt është pasqyrë e aktiviteteve, e
formave të aktiviteteve si dhe pasqyrë e shpenzimeve për ato aktivitete. Në
planet e tilla nënvizohen konkretisht zbatuesit, metodat, mënyrat si dhe
finansat e novojshme për kryerjen e aktivitetve. Pra, plani vjetor për punë është
korrnizë e transparencës në punë si dhe korrigjuese e të gjitha dyshimeve dhe
keqqasjeve në punë!
A
ka dëgjuar ndonjë mysliman për dokumente të tilla veprimi në BFI? Jo, kurrë!
Prandaj mbarë opinioni i vendit për ditë njohtohet me afera të ndryshme që
dalin nga BFI-ja e uzurpuar si dhe për keqdrejtim, ashtu si i takon një
uzurpatori, nga ana e Sulejman Rexhepit. Askush nuk përgjigjet askund dhe
askush nuk merret në përgjegjësi, me përjashtim të atyre që mbledhin një grimë
force për t’i thënë Sulejman Rexhepit se jo vetëm që je në aut por edhe tërë
BFI-në e shndërrove në burim finansiar personal dhe familjar. Në firmë private,
me filozofi veprimi të sistemit feudal e me nja 13 bujkrobër dhe dy-tre xhelatë!
Ky është mentaliteti i “reisit” tashmë personazh edhe i qindra barcaletave,
antipod i Nasradin Hoxhës legjendar e të urtë.